Kodi Zgjedhor/ Varhelyi: Kuvendi të presë Venecian! Rama: Mendimi i mirëpritur, por do e votojmë! Meta: Injorimit të kushteve për integrim do t'i vijë fundi më 25 prill

TIRANË- Ndonëse mazhoranca thotë se do e votojë Kodin Zgjedhor pa asnjë ndryshim, Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin Oliver Varhelyi ka kërkuar që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias. Këto ndryshime u dërguan në 'Venecia' nga presidenti Ilir Meta, dhe për Varhelyi, Kuvendi duhet ta marrë në konsideratë këshillën e tij.

"Unë besoj se Komisoni i Vencias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara  mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë. Mezi po pres për të parë  zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021", tha Varhelyi.

Përgjigja e kryeministrit Rama për komisionerin Varhely ishte e menjëhershme.

"Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë", shkruan Rama.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka përshëndetur deklaratën e komisionerit të BE-së.

"Përshëndes deklaratën e Varhely. Ri-shpreh shqetësimin e BE për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Ramës për të manipuluar zgjedhjet dhe kjo është goditje e rëndë ndaj shanseve për integrim dhe përgjegjës është një dhe vetëm një që ka vënë interesat e veta para atyre të Shqipërisë", u shpreh Basha.

Ndryshmet në Kodin Zgjedhor kanë përplasur sërish palët politike në vend. Këtë të hënë presidenti Meta parashtroi 8 pyetjet që i ka bërë 'Venecias' lidhur me këto ndryshime, për të cilat kërkon një përgjigje sa më të shpejt. Mirëpo teksa Meta ka bërë këto dy lëvizje, Rama këmbëngul që ndryshimet do të votohen në Kuvend pikë e presje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
'Prisni opinionin e Venecias', Rama: Është i mirëpritur, por Parlamenti do votojë pa humbur kohë

Mbi deklaratën e komisionerit për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar kryeministri Rama. Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se opinioni komisionerit është i mirëseardhur, por pavarësisht kësaj, është Parlamenti që do të vendosë sa më parë.

"Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!" - shkruan Rama.

Ora 12:50
Meta: 8 pyetjet që i kam bërë Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka paraqitur pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshimet në kodin Zgjedhor.

"Për një opinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, pas paraqitjes së një kërkesë zyrtare të opozitës dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër, iu drejtua komisionit për të dhënë në kushte emergjent

1. A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve, për vet cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

2. Nëse rregullat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës (konkurrimit), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBEsë për zgjedhje demokratike? A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor ? A e 5 Neni 64 i Kushtetutës i ndryshuar më 30 korrik 2020, që vendosi një prag kombëtar. A kompromentojnë ato gjithashtu stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

3. A shkelet përfundimisht parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale e cila mund të kontrollojë pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?

4. Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese sipas standardeve ndërkombëtare për t'i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

5. A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e Kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin e mos-diskriminimit midis kandidatëve dhe votuesve?

6. A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi, për mbledhjen e votave dhe shndërrimin e tyre në mandate midis konkurrentëve, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?

7. A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektoratit të tyre, imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike? (vota e barabartë e kandidatëve të partive të ndryshme politike brenda një koalicioni; e drejta e përfaqësimit ligjor për të mbrojtur interesin e tyre gjatë procesit zgjedhor; e drejta për kohën e transmetimit dhe qasja në media; e drejta e përfaqësimit në komisionet vendore zgjedhore; e drejta dhe transparenca e financimit)?

8. Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike?

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2020 00:56

    Meta e Basha po bejne nje loje hileqare.Venecia ne kete histori eshte vetem per te zvarritur gjerat e fituar kohe.Nuk them se projektligji eshte perfekt,rruga e mesme eshte qe ligji te miratohet,dhe pastaj mund t'i behen amendamente,bazuar ne verejtjet e Venecias.

    Përgjigju
  • Faro: 26/10/2020 22:00

    Nga video që pamë dukej sikur kishin ndërruar rolet. Europian dukej kokulur para Shqiptarit. Ç'të ketë ndodhur?

    Përgjigju
  • altini: 26/10/2020 16:45

    Une besoj Se ky Zoti Varhelyi e di si ne Hungari qe Presidenti si Orban ka me shume fuqi se Parlamenti!!!!!!!!!po eshte e vertete eshte akoma Komunist. por ne shqiperi Parlamenti e ka zgjedhur Presidentin jo e kunderta prandaj duht Vetem Parlamenti te vendos per kete Ceshtje. Aq me Keq kur nje President ka nje Civi Criminale .Ai e vetmja gje qe mundet te beje eshte te shkoj vete ne SPK atje te ankohet!!!!!

    Përgjigju
  • Parlamenti: 26/10/2020 16:17

    Parlamenti ti coje leter komisionit te venecias, se ne kete menyre ka vepruar dhe vepron Presidenti per interesat e tij, per te mare keshillen, a duhet arrestuar presidenti Meta per shkeljen e kushetetutes se ka rrezikuar sigurine kombetare te vendit duke dhene nenshtetesine shqiptare personave te dyshuar dhe nen hetim, kjo leter duhet te dergohet patjeter ketij komisioni , nese ata keshillojne qe te arrestohet. Prokuroria e re mos te frikesohet dhe te shkoj ti vere prangat ketij presidenti se ka zbatuar mendimin e Venecia qe ky president ka rene shume fort ne dashuri me te, nese ai komision nuk jep mendim ose jep nje mendim te kundert, te jeni te sigurte se "Floriri" i vjedhur po i shperndahet ketij komisionit. Parlamenti duhet te vere ne prove kete komision se sa i besueshem eshte.

    Përgjigju
    • Burgu: 26/10/2020 17:56

      O toç kuklle, para nje muaji i mbylli hetimet per presidentin krye rilindasi mfjoz. E di apo e ke harruarr. E kishte ne dore, hetovi valla me shpurren e vet ne parlament, dhe ne fund u terhoq. Tani cfare keni, jeni ne hall, jeni ne siklet, cfare te mire keni qe jeni leshuar si lukuni e nuk e shikoni veten si jeni katandisur.

  • JamKushJam: 26/10/2020 15:38

    Ja kush eshte Varhelyi sipas Wikipedia : In 2019 Várhelyi was appointed by Hungary's PM Viktor Orbán to the post of European Commissioner from Hungary to the von der Leyen Commission, after the European Parliament had rejected his first appointee, László Trócsányi. He was entrusted with the portfolio of European Neighbourhood and Enlargement.His appointment was greeted by long-standing Orbán allies, including Serbia's President Aleksandar Vučić and Bosnian Serb leader Milorad Dodik. Qenka mbeshtetes is SERBISE DHE PRESIDENTIT ALEKSANDAR VUCIC !!!! C'NE TI RROTE K*RI MBESHTET PRO SERBET??????????????

    Përgjigju
  • O tej: 26/10/2020 14:12

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • A...Zh: 26/10/2020 14:00

    Ky zoteria i Europes i rri kazanit siper, dhe kur i do by** i fut nje te perzier corbes qe gatuan ne te IM e opozita!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja