Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi, është shprehur se Shqipëria do të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, muajin e ardhshëm.
Gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, të mbajtur në Budapest të Hungarisë, Varhelyi njoftoi gjithashtu ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht që për Brukselin është i panegociueshëm.
"Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.
Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Varhelyi ", tha ai.
”Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”, shtoi ai.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
48.6%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
30.4%
Vota total: 6294
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Konjufca: Ndërkombëtarët po tregohen të njëanshëm
9 Shtator, 16:45
-
BE-ja ka 'informacione të besueshme' se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
9 Shtator, 15:38
-
Fokusi i Von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real
8 Shtator, 09:23
-
Vera 2024 më e nxehta që nga fillimi i matjeve
7 Shtator, 07:46
-
'The Travel': Vizitoni Ksamilin dhe Dhërmiun dhe përjetoni atmosferën tropikale si në Karaibe
6 Shtator, 22:24
-
BE: Serbia të përmbahet nga forcimi i lidhjeve me Rusinë
5 Shtator, 19:18
-
Stano: Kosova të shmang veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri! Lajçak nesër viziton Prishtinën
5 Shtator, 14:43
-
Më 10 Nëntor hyn në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave biometrike në BE, përfshihet edhe Shqipëria! Ja çfarë parashikon
4 Shtator, 13:27
-
Gazeta britanike shkruan për ‘krahun e armatosur’ të Berishës: Jeta mes luksit e Fatjon Dautit dhe e vëllait të tij ndërsa drejtonin një bande të madhe të krimit dhe trafikut të drogës
4 Shtator, 09:30
-
Forumi Strategjik i Zhvillimit në Bled, Hasani: Shqipëria ka përparuar në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian
3 Shtator, 19:22
-
BE-ja kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin
3 Shtator, 16:05
-
Osmani: Kosova ka plotësuar kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së
3 Shtator, 13:26