AUSTRALI- Varianti i ri i COVID-19 i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe, ka arritur edhe në Australinë e Jugut.
Autoritetet raportuan se ishte përfshirë në numrat e infektimeve të regjistruara më parë, por më pas është zbuluar me testime të mëtejshme se ishte rast i variantit të ri të COVID-19.
Personi në fjalë, ka të bëjë me një udhëtar i cili është kthyer nga në Britaninë e Madhe dhe që ndodhej në karantinë.
Pacienti u transferua nga një hotel-medi në Spitalin Royal Adelaide për trajtim dhe është në një gjendje të qëndrueshme.
Varianti i ri i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe është regjistruar numri më i lartë i rasteve. Megjithatë ai po përhapet me shpejtësi në te gjithë vendet e tjera pavarësisht se shumica prej tyre kanë bllokuar udhëtimet me Britaninë.
Sipas ekspertëve mendohet që varianti i ri i koronavirusit mund të luftohet edhe përmes vaksinave anti-COVID të cilat kanë dal në treg, gjithashtu mendohet se ai përhapet me shpejtë përmes fëmijëve dhe të rinjve.