TIRANE- Zgjidhet përkohësisht mungesa e hapërirave për varre në kryeqytet. Qeveria miratoi sot vendiminr për shpronësimin e 10 mijë m2 në Sharrë dhe 26 mijë m 2 në Shish Tufinë.
Me shpronësimin e pronarëve për zgjerimin e varrezave të Sharrës dhe Tufinës, merr fund debatit politik mes qeverise e Bashkisë se Tiranës lidhur me mungesën e hapësirave në këto varreza.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se kemi të bëjmë me një zgjidhje të përkoshme 2-3 vjeçare dhe foli për nevojën e ndryshimeve në ligj që do t’i jepnin një zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje.
Në kushtet kur bashkia, sipas ministrit Tahiri nuk kishte afruar asnjë zgjidhje, nga pushteti qëndror është vendosur ngritja e një grupi pune.
DO SHPRONESOHEN 36 MIJE M2, 5 MLN FONDI
Qeveria mori vendimin për të alokuar fondin prej 5 187 840 lekësh, i cili do të përballohet nga Buxheti i miratuar për vitin 2014 të Bashkisë Tiranës dhe do të realizojë shpronësimin e tokave në afërsi të varrezave të Sharrës dhe Tufinës, duke i hapur rrugë investimit për zgjerimin e varrezave. Sipërfaqja që do përfitohet do të jetë 36 mijë metra katror, nga këto 10 mijë metra katror i përkasin varrezave të Sharrës dhe pjesa tjetër prej 26 mijë metra katror varrezave të Tufinës.
BASHKIA FAJTORE
Ministri bëri me faj bashkinë për krijimin e kësaj situate pasi solli dosjet e shpronësimeve me gabime. “Ishte papërgjegjshmëri e pushtetit vendor," sqaroi Tahiri, duke shtuar se "dosja për shpronësim është dorëzuar në qershor të 2013 në kohën kur ministria e Punëve të Brendshme drejtohej nga qeveria e kaluar. Kjo dosje mbeti në harresë pasi qeveria e shkuar, sot në opozitë kishte prioritarë publicitetin mediatik dhe jo punën për qytetarin. Ne me të ardhur në detyrë, shqyrtuam dosjen dhe në dhjetor i kthyem përgjigje Bashkisë për disa parregullsi që shqyrtuam më 27 shkurt të 2014-ës. Bashkia na solli dosjen e plotë të cilën ne menjëherë e shqyrtuam dhe sot e sollëm pr/vendimin për miratim në Këshillin e Ministrave"
HAPESIRA E SHPRONESUAR OFRON ZGJIDHJE PER 2-3 VJET
Kjo zgjidhje është e përkohshme. Hapërsira e shpronësuar ofron zgjidhje për një hark më shumë se 2-3 vjet. Kemi kërkuar bashkisë së Tiranës t’i ofrojë zgjidhje permamente për këtë cështje. Asnjë zgjidhje nuk është afruar. Për të mos lejuar zvarritjen dhe për të garantuar shërbim cilësor, qeveria miratoi ngritjen e një grupi pune që duke marrë parasysh zgjidhjet e amendimeve nënligjore të bëjmë ndryshimet e nevojshme, për të parashikuar në të ardhmen dhe për t’i dhënë zgjidhje definitive çështjes së varrezave. Me shpronësimet nuk mund të shtyhet gjatë dhe çështja e varrezve meriton zgjidhje definitive, duke bërë një ndryshim ligjior që i jep një zgjidhje përfundimtare ti garantojë shërbim cilësor dhe siguri", tha Tahiri.
VENDIMET E TJERA QE U MOREN SOT:
Fëmijët e policëve të vrarë pa konkurs në Polici
Qeveria miraton fondin për maternitetin e Preshevës
Marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë me KosovënRedaksia online
(sg/shqiptarja.com)