VARSHAVE- Peshkopi Piotr Jarecki është arrestuar nga policia pas një aksidenti me makinë. Ai ishte duke udhëtuar në gjendje të dehur dhe rrezikon 2 vjet burg.
Piotr Jarecki, peshkop i Kryedioqezës së Varshavës i ofroi dje dorëheqjen Papa Benediktit XVI, pasi mbrëmjen e së shtunës është përfshirë në një aksident rrugor dhe policia gjeti në gjakun e tij sasi të larta alkooli.
I vendosur para provave dhe fakteve, peshkopi Jarecki ka pranuar përgjegjësinë e tij, u kërkoi falje të gjithë besimtarëve dhe ishte i gatshëm t’i nënshtroheshe një kure.
“Vendos në dispozicion të Atit të Shenjtë pozicionin tim si ndihmës peshkop në Kryedioqezën e Varshavës”, shkruajti 57-vjeçari në faqen zyrtare të internetit të Dioqezës së Varshavës.
Peshkopi gjithashtu u kërkoi falje të gjithë besimtarëve që tradhëtoi besimin e tyre. “Nuk duhet asnjëherë të ngasësh një makinë nën efektin e alkoolit”, shkruan Jarecki.
Të shtunën e kaluar Peshkopi Jarecki është përplasur me makinën e tij në një shtyllë elektrike. Policia zbuloi se në gjakun e tij kishte mbi limitin e lejuar të sasisë së alkoolit, gati 2.5 gram.
Ndërkohë autoritetet polake kanë nisur procedimin penal ndaj peshkopit. Jarecki do të merret në pyetje nga gjykatësit në ditët në vazhdim. Ligji polak është shumë i rreptë dhe dënimi për një vepër të tillë mund të arrijë deri në 2 vjet burg.
Jarecki që prej vitit 1994 është ndihmës peshkop në Kryedioqezën e Varshavës. Prej 6 vitesh ai mban dhe postin e zëvendëspresidentit të Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Komunitetit Europian (COMECE).
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com