Kryeministrja e re polake, Ewa Kopacz refuzoi sot të vendosë një datë fikse për miratimin e euros duke paraqitur dy kushte, riforcimin e zonës euro dhe stabilizimin e ekonomisë polake.
"Para se t'i përgjigjem pyetjes në lidhje me kalendarin e anëtarësimit në zonën euro duhet të bëjmë një pyetje tjetër, cila është situata në zonën euro dhe çfarë drejtimi do të marrë ajo", deklaroi Kopacz në një fjalim për politikën e përgjithshme para Parlamentit.
"Nëse zona euro duhet të jetë e "riforcuar", Polonia duhet të përmbushë të gjitha kriteret e anëtarësimit, që do të ishte padyshim në të mirë të ekonomisë e saj", sipas Kopacz.
Polonia ka përmbushur tashmë pjesën më të madhe të kritereve të vendosura nga traktati i Maastricht, me përjashtim të deficitit publik, akoma të lartë, me tre për qind të PBB-së.
Kopacz theksoi përveç tët tjerav e se Polonia ishte e pakënaqur me propozimet e Komisionit Evropian për të ndihmuar kultivuesit të prekur nga embargo ruse e miratuar në përgjigje të sanksioneve evropiane
Ajo përmendi një politikë pragmatike përballë krizës ukrainase duke kërkuar gjithashtu solidaritet të komunitetit demokratik ndërkombëtar.
ATSH
/Shqiptarja.com