Gjiganti rus Gazprom ka reduktuar me 24 për qind livrimet e gazit në Poloni duke shkaktuar gjithashtu dhe një ulje të livrimeve të gazit në Ukrainë, sipas zyrtarëve polakë dhe ukrainas.
"Një reduktim i livrimeve të gazit me rreth 24 për qind në raport me volumet e komanduara u konstatua në gazjellësat që kalojnë tranzit drejt Polonisë nga Ukraiana dhe Bjellorusia", theksoi drejtuesi i kompanisë polake të gazit PGNiG në një komunikatë.
"Ne po përpiqemi të përcaktojmë shkaqet, kryesisht për të mësuar nëse ato janë të natyrës teknike apo tregtare", shtoi ai.
Dje, Gazprom publikoi një komunikatë duke konfirmuar se këto informacione ishin të pasakta, volumi i gazit të livruar në Poloni ishte i njëtë me ditët e mëparshme, rreth 23 milionë metra kub. Gjiganti rus theksoi gjithahstu se livrimet bëheshin në funksion të burimeve të disponueshme për eksport dhe furnizim të rezervave nëntokësore në territorin rus. Polonia konsumon rreth 16 miliardë metra kub gaz në vit, dy e treta e të cilës importohet kryesisht nga Rusia./ATSH/
/Shqiptarja.com