TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë i ashpër në reagimin e tij, lidhur deklaratat që kanë pasuar publikimin e draft-rezolutës të Komisionit të Venecias.

Në reagimin e tij, ku nuk mungojnë etiketime si "idiotë", " të sëmurë psiqik", në interpretimin e Vasilit, Komisioni i Venecias nuk thotë gjëkundi se "Meta ka shkelur Kushtetutën", e ndërsa sipas tij, po përdoret për të kamufluar kapjen e një sasie prej 137 kg kokaine në portin e Durrësit.

"Të dashur idiotë! Boll u përdrodhët dhe boll u përvodhët. Merruni me zhdukjen e kokainës nga kontenieret se nuk ju ndihmon dot Venecia. Në asnjë rast Venecia o idiote nuk ka thënë gjëkundi që presidenti ka bere shkelje(violation)të kushtetutes apo afateve kushtetuese. Mësoni si shqipërohet "exeedings" o të sëmurë psiqike se na e shpifët me shkollëpakësinë tuaj", shkruan Vasili.

Komisioni i Venecias vulosi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke hedhur poshtë kështu një tjetër shtyllë mbi te cilën bazohet sot qëndrimi politik i opozitës. Në raportin që do të zyrtarizohet në 11 tetor, një draft i të cilit u zbulua dje nga Report Tv, shkruhet qartë se Presidenti i Republikës Ilir Meta me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit ka tejkaluar kompetencat kushtetuese.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit