TIRANE - Gjetja e konsensusit për dekriminalizimin është përshëndetur dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i cili tha se sfida e radhës do të jetë reforma në drejtësi. Në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj force politike, Vasili u shpreh se ligji për dekriminalizimin është i qartë duke theksuar edhe një herë që reforma në drejtësi do të sjellë refoma më të thella.
Deklarata e plote e Petrit Vasilit
Siç jeni njohur, sot në Kuvendin e Shqipërisë komisioni i posaçëm për dekriminalizimin arriti konsensusin për ligjin e shumëdiskutuar dhe të debatuar për dekriminalizimin. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare, për ambientin shqiptar në përgjithësi. Arritja e këtij konsensusi duhet përshëndetur dhe njëkohësisht së bashku me të duhen nxjerrë edhe konkluzionet përkatëse për këtë veprim, që së pari tregoi se konsensusi është një sfidë e mundur.
Së dyti, udha e konsensusit e ndërtuar mbi interesat, të cilat kanë të bëjnë me të gjithë shqiptarët në përgjithësi, është një rrugë e detyruar për politikën. Së treti, është një arritje e rëndësishme ku nuk ka vend as triumfalizmi politik dhe as monopolizimi i një konsensusi të rëndësishëm, sepse politika në fund të fundit bëri një hap për t’u kthyer shqiptarëve atë që i takon dhe që ata e meritonin. Pra përfaqësimin dinjitoz të politikës dhe të përfaqësuesve politik në popull. Ishte në fund të fundit një hap që duhej hedhur shumë më shpejt se kaq, por megjithatë është i mirëpritur, sepse u arriti nëpërmjet një sfide të vështirë, ku u edukua edhe mundësia dhe mënyra e të arriturit të konsensusit.
Gjithashtu, i japim një mesazh të rëndësishëm edhe opinionit publik ndërkombëtar për të dëbuar një imazh fiktiv e jo real të një Shqipërie të kriminalizuar, e cila realisht nuk është e tillë. Njëkohësisht hap udhën për të shpenzuar energji dhe fuqi të reja politike për të realizuar konsensuse të reja për çështje që i shqetësojnë shqiptarët thellësisht e ku sfida më e madhe e radhës, por është një sfidë madhore kjo, është ajo për reformën në drejtësi.
Gati një vit më parë në dhjetor, kur edhe unë isha anëtar i grupit negociator për marrëveshjen e dekriminalizimit që finalizohet sot, më kujtohet se konsensusi dukej larg dhe i pamundur. Sigurisht udha e përgjegjshmërisë politike, mbështetja e pakursyer e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-ve dhe BE-së bënë të mundur që kjo të arrihej. Reforma në drejtësi, e cila është një shqetësim madhor i të gjithë shqiptarëve, të cilët ndajnë pothuajse në mënyrë unanime perceptimin e një drejtësie që nuk funksionon, na imponon kësisoj që ta ndërtojmë pa humbur kohë këtë konsensus tjetër të ri, sepse udha e konsensusit tashmë është e shtruar. Sigurisht që nga sot të gjithë kanë hequr peshë nga një barrë e një terminologjie tepër të rënduar, siç ka qenë ajo e dekriminalizimit dhe përbaltja reciproke lidhur me këtë çështje mbyllet këtu. Flas për të gjithë ata politikanë dhe njerëz të opinionit publik tek të cilët mbizotëron arsyeja e ftohtë dhe tani fjalën për këtë çështje e ka ligji, i cili është i qartë, është konsensual dhe kësisoj plotësisht i zbatueshëm.
Përfundimisht kësaj çështjeje në politikën shqiptare i jepet fund një herë e mirë. Në këtë rrugë, ne si LSI do të vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen konsensuale. Kemi inspiruar dhe kemi mbështetur fort edhe çështjen e dekriminalizimit po nga kjo foltore edhe në ato momente kur dekriminalizimi dhe konsensusi për të dukeshin larg, ne kemi mbështetur fort idenë që është i mundur. Koha na dha të drejtë dhe besojmë që edhe reforma në drejtësi i ka të gjitha mundësitë për të arritur një konsensus të ri, i cili do të prodhojë dhe efekte të tjera akoma më të rëndësishme dhe të thella në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.
/Shqiptarja.com