Ashtu si edhe kryetari PD-së, Lulzim Basha, edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka quajtur arrestimet e drejtuesve të PD-së në Elbasan si një akt regjimi represiv.
Më pas Vasili ka deklaruar se rendi dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga Rama, të cilët, sipas tij kanë ndërmarrë një puç kushtetues.
“Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në agoni, i cili përpiqet të sulmojë më çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar. Pushteti i kriminalizuar i Edi Rama dhe prokuroria e kapur prej tij arreston protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë që nuk pajtohen me pushtetin e kriminalizuar të tij, ndërkohë që hajdutët e qeverisë që grabitën qindra milionë te Unaza e Re, me konçesione pafund, me rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, etj., janë të lirë dhe të ulur në zyrat e shtetit. Të gjithë qytetarët shqiptarë janë e do të jenë të gjithë në këmbë së bashku me opozitën për të mos lejuar dhe për të shembur përdhe puçin kushtetues dhe pushtetin e kriminelëve në emër të triumfit të rendit kushtetues, lirive themelore siç është e drejta për të zgjedhur duke mos lejuar kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapsht në periudhën e errët para viteve 90 ku Shqiptarët vetëm votonin dhe nuk zgjidhnin, ku Shqiptarët ishin të izoluar nga e gjithë bota, dhe ku Shqiptarët jetonin në një skamje ekonomike të pashembullt. Shqiptarët do të jenë të papajtueshëm me monizmin dhe me puçin kushtetues dhe nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në fitoren e rendit kushtetues, shtetit të së drejtës, të cilat nxjerrin Shqipërinë nga izolimi dhe i hapin rrugën drejt të ardhmes" ka deklarura Vasili.
Lajmi kryesor: