Vasili sqaron te '5 pyetjet': Nga doli shifra '85% e shqiptarëve s'votuan' dhe injoron SHBA-në për zgjedhjet

Në mbyllje të procesit të votimit, opozita e bashkuar ka akuzuar se ka manipuluar % e pjesëmarrjes, e ndërsa përmendin një shifër të gjithë njëzëri "85% e shqiptarëve braktisën Edi Ramën".

Duke qenë se KQZ vendosi që partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të kishin vëzhgues, është mëse normale të pyetet se si ka dalë në këtë përfundim opozita mbi numrin e votuesve në rang vendi. Kësaj pyetje i është përgjigjur ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ai tha se opozita ka qenë e pranishme në 3950 qendra numërimi me kamera, e ndërsa në pjesën tjetër të tyre, kanë qenë të pranishëm përfaqësues të këtyre forcave politike ose familjarë të tyre.

"Procesi është monitoruar nga ne, online. Pse vetëm ju keni kamera, ne s'kemi? E kemi bërë në 3950 prej tyre, ndërsa tek qendrave të votimit rrinin familjarët tanë. Kemi pasur plot mënyrë të tjera. KQZ në historinë e saj, nuk ka ndodhur kurrë atë që ka ndodhur dje. Çuditërisht KQZ iu prish sitemi onliine dhe flisnin në celular", u shpreh Vasili.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Kaso dhe Vasili njëzëri: Opozita do vijojë protestat, do të ndërmarrë aksione të pafundme

1562011734_page.jpg

Të ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso kanë mbajtur të njëjtin qëndrim mbi aksionin opozitar të ditëve në vijim. Vasili, ashtu si kurse edhe Kaso kanë deklaruar se protestat do të vijojnë, por reagimi i opozitës do të shtrihet edhe në praktike të tjera, demokratike siç kanë theksuar ata', pa i bërë të ditura.

"Nuk kam ndërmend të zbulojë pafundësinë e aksioneve që do ndërmarri", tha Vasili.

"Opozita nuk ka hequr dorë nga protestat. Aksionet do të jenë të shumëllojshme. Do ndryshojnë taktikat që do të jenë të gjitha demokratike", tha Kaso.

Ora 21:17
Vasili injoron reagimin e SHBA-së për zgjedhjet: S'është informuar se është larg qendrës

Reagimi i parë nga opozita mbi deklaratën e Ambasadës Amerikane, lidhur me zgjedhjet, vjen nga numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. I ftuar përballë gazetarit Ilir Babaramo në Report TV ai e injoroi një reagim të tillë, madje duke ironizuar se ajo nuk është informuar, pasi është larg nga qendra.

"S'kuptova gjë. Thotë që do ta gjykojë Kushtetuesja, por kush do ta bëjë gjykatën Kushtetuesë? Në 30 qershor me dekret nuk kishte zgjedhje, u anuluan dhe u vendos data 13 tetor. Me siguri Ambasada nuk është informruar dhe është dhe larg qendrës", tha Vasili.

Sipas Zërit të Amerikës, Vasili është një nga politikanët, të cilit i është mohuar viza nga SHBA.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ver llapa: 02/07/2019 10:08

    NON GRATA, JE HAJDUT ORDINER, JE PA MORAL DHE I DEGJENERUAR, SA GRA KE LENE O PLERE.... JA KJO ESHTE LSI.... MBUSHUR ME KURVA E KURVARE.....

    Përgjigju
  • Toni: 02/07/2019 09:16

    Nuk e tha kot batoni. LSI-ja mbaroi. Mos u merrni me me te vdekurit

    Përgjigju
  • Ermal: 02/07/2019 07:24

    Partijabqe perfaqesoni ju eshte totalisht e deshtuar. Fjalet tuaja e kane bazen ne parti te deshtuar.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 02/07/2019 02:16

    Vota te jep pushtet. Vota ta merr pushtetin Skifter Vasilis do presesh tani

    Përgjigju
  • Pleshti: 02/07/2019 01:34

    Hart se mbas qafe e ke po keshtu vazhdo se po te ngushtohet laku

    Përgjigju
  • xreport: 01/07/2019 23:07

    85% ju hahahah. ju keni vetem 17% ne total si opozite. 14% PD dhe 1% LSI 2% hienat e tjer. keni mbaru.... se kuptoni gjeni avokat

    Përgjigju
  • SHBA: 01/07/2019 21:53

    Zoti Vasillaçis ka inatin me SHBAne qe nuk e lejon te hy me ne Amerike,po Amerika nuk lejon keshi hajdutesh,dhe byth lepirsa.

    Përgjigju
    • Futia kote: 01/07/2019 23:51

      Po ti ku e gjene te drejten te flash ne emere te shba apo ta kalen amanet nena

  • sami: 01/07/2019 21:36

    P0 ju me Vasil legenin gjetet

    Përgjigju
  • asolingo: 01/07/2019 21:29

    Peco si antar i Depozites se lsi flet pa u menduar dhe kur u terheqin veshin rrini si pula te lagura.Nuk e ke ate bagazh ti te kritikosh ti je nje spurdhjak qe se ka shokun je bere me i peshtire se saliu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur