Një vatër e re zjarri është aktivizuar ditëne sotme në orën 14 :42 në afërsi të lagjes Goskë të fshatit Pistë Nj.Ad Malzi ku rrezikoheshin dhe objekte banimi. Forcat e mobilizuara në vatrën Maja e Rrunës u zhvendosën në këtë vatër zjarri për ta shmangur nga banesat. Në këtë zonë u angazhua dhe një helikopteri. Kjo vatër zjarri mbetet problematika dhe nesër forcat do të angazhohen po këtu.
Ndërsa situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës ,si dhe nga ajri me helikopter.
Lajmi kryesor:
Vatër zjarri në lagjen Goskë, rrezikohen banesat! Zjarrfikësit lënë Majën e Rrunës për të shuar flakët në fshatin e banuar, ndërhyn edhe helikopteri









