Vathi për Report Tv: Konventa e Turizmit mundësi për promovimin e Shqipërisë! Sezoni turistik do jetë më i mirë se vjet

TIRANË- Bensik Vathi, anëtar i Bordit të Tur-Operatorëve ka komentuar në Report Tv Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në vendin tonë. Vathi tha se kjo ishte një mundësi shumë e mirë për promovimin e vendit tinë në rrjetin ndërkombëtar të profesionistëve të turizmit. Gjithsesi, Vathi u shpreh se Shqipëria nuk mund të presë vetëm aktivitete të tilla, por duhet të marrë pjesë edhe në panairet ndërkombëtare.

“Mendoj që është pozitive. Çdo lloj aktiviteti, sidomos ky forum ndërkombëtar në fushën e turizmit është në rëndësi të madhe në promovimin e Shqipërisë në rrjetin e profesionistëve të turizmit. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka efekt të madh në rrjetin ndërkombëtar të profesionistëve të turizmit. Është me rëndësi, por Shqipëria nuk mundet dhe nuk duhet të presë vetëm promovim nëpërmjet aktiviteteve të tilla. Ka mundësi dhe opsione të tjera që janë shumë më frytdhënëse siç janë Panariet ndërkombëtare”, tha Vathi.

Sa i takon sezonit turistik, Vathi tha se ky vit do të jetë më i mirë se viti që lamë pas. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Vathi tha se këtë vit në Shqipëri do të vijnë edhe turistë nga azia.

“Sezoni, apo ky vit besoj do jetë vit i mirë. Besoj se do jetë edhe më i mirë se viti i kaluar. Viti i kaluar vërtetë ishte vit pas pandemia, por hapjet filluan të bëhen nga marsi, prilli dhe disa të tjera në muajin maj, qershor, madje dhe Azia qëndroi e mbyllur pothuajse gjatë vitit të kaluar. Ky vit do ketë edhe tregun aziatik. Ky vit ka pasur dhe ka një pranverë, ndonëse është e vonuar në temperatura, nuk është e vonuar në pronotime, ture kulturore e historike. Edhe turizmi i plazheve do jetë më mirë se viti i kaluar. Tregu aziatik do jetë shumë i rëndësishëm, pasi një turist aziatik që do marrë një vizë të një vendi të caktuar, do ketë mundësi të bëjë një tur pa marrë viza. por me një kalon në të gjitha vendet”, tha ai.  

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit u mbajt për tre ditë radhazi në Tiranë, filloi për herë të parë në Ballkan. Në Konventë morën pjesë 38 vende të botës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës