BERGAMO- Vatikani do të dhurojë 300 mijë euro për kishën e Shëngjinit në Lezhë.
 
Dhurimi do të bëhet nga dioqeza e Romës dhe e Begamos, në prag të kanonizimit të Papës Giovanni XXIII dhe Papës Giovanni Paolo II (Gjon Pali i Dytë).

Ndërkaq, për Haitin do të jepet një kontribut prej 800.000 euro.

Mediat italiane njoftojnë se për pjesën shqiptare bëhet fjalë për një projekt evropian për të mbështetur dioqezën e Shëngjinit.

Ky është një proces që filloi disa vite më parë me një ftesë nga priftërinjtë që të kursenin nga pagesat e tyre mujor, me qëllim që ti dhuronin fondet e mbledhura nga komunitetet e famullive.

Ceremomia e dhurimit të 300 mijë eurove në Lezhë pritet të mbahet më 27 prill.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)