Vatrat e zjarrit në Kaliforni, një grua filmon eksperiencën e saj: Oh Zot! Të lutem, më lër të largohem prej këtej (Video)

Vatrat e zjarrit në Kaliforni, një grua filmon eksperiencën e saj: Oh Zot! Të lutem, më lër të largohem prej këtej (Video)

Pamje nga video e filmuar nga Rebeca Hacket

Një grua kaliforniane e cila po përpiqej të largohej nga ferma “White Cloud” në Malibu, u përball me zjarrin e fuqishëm të ashtuquajtur “Woolsey”.

Pasi iu erdhi në ndihmë shumë kuajve të fermës së sipërpërmendur, Rebbeca Hacket ka filmuar rrugëtimin e saj nëpër flakë. Videoja e saj pak sekondëshe është marrë edhe nga mediat e huaja, që kanë trajtuar gjerësisht zjarret masive të rëna ditët e fundit në Kaliforni.

“Oh Zot! Të lutem, Zot, të lutem, më lër të largohem prej këtej. Çfarë dreqin jam duke bërë, oh Zot!”- dëgjohet Hacket të thotë.

Midis flakëve masive, tymit e shqetësimit për jetën, Rebbeca Hacket ka arritur të shpëtojë e gjallë.

Flaka ‘Woolsey’ filloi më datë 8 nëntor pranë “Thousands Oaks”, rreth 40 milje në veri- perëndim të Los Anxhelosit qendror. Edhe zjarri “Hill” filloi në të njëjtën kohë, po ashtu pranë “Thousand Oaks”. Flakët tejkaluan kufijtë e prekur ditën e premte, duke iu drejtuar zonave bregdetare si Malubu e Kalabasa. Sa i takon zjarrit “Camp”, ai filloi po më datë 8 nëntor.

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu është kundërvënë institucioneve përsa i takon kësaj situate me përmasa tragjike, duke thënë se e gjithë situata ka ardhur si pasojë e menaxhimit të tyre të dobët. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur