Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një fishekzjarr mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Temalë të Bashkisë Vau i Dejës.
I mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar fillimisht me urgjencë në drejtim të Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Mësohet se gjendja shëndetësore e 10-vjeçarit është e rëndë, pasi ka pësuar lëndime trupore, dhe është dashur transportimi me një helikopter të FA, në drejtim të Tiranës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Komento