Vau i Dejës, Memaliaj dhe Vlorë
 asgjësohen 24 095 rrënjë kanabis

Vijojnë aksionet e policisë në gjithë territorin e vendit për asgjësimin e bimëve narkotike. Vetëm gjatë ditës së sotme policia ka asgjësuar 31895 rrënjë kanabis gjatë 3 operacioneve të ndryshme antidrogë të zhvilluara në Vaun e Dejës, Memaliaj dhe në Vlorë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vau i Dejës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër e Vau Dejës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kanë vijuar aksionin për zbulimin dhe asgjesimin e siperfaqeve ku dyshohet se janë kultivuar bimë narkotike.

Aksionet e orëve të fundit janë përqendruar në njësitë Administrative Pult dhe Temal. Në Pult u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 9 050 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis - sattiva në 7 parcela . Ndërsa në njësinë administrative Temal të Vau të Dejës, u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 1 026 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis - sattiva në 10 parcela. 

Policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike" parshikuar nga neni 284 të Kodit Penal.

Memaliaj

Ndërkohë edhe policia e Memaliajt ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike duke asgjësuar 14 019 rrënjë kanabis.

Aksioni i parë është zhvilluar në njesinë administrative BUZ, në afërsi të fshatit Gllavë e Madhë ku janë asgjësuar 28 parcela me 3 730 rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë edhe në njesinë administrative Luftinjë , në fshatrat Zhapolikë ,Luftinjë 1 dhe në vendin e quajtur "Kodra e Muçodemajve" janë asgjësuan 37 parcela me 10 289 bimë kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vlorë

Asgjësohen rreth 7.800 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Kanabis Sativa në Vlorë.

Bimët narkotike janë gjetur të mbjella në fshatin Kocul, të kultivuara në zona të vështira të quajtura "Maja e Madhe" dhe "Përroi i Kazazit" (toka pa pronarë).

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegiës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A