Vau i Dejës/ Qëlloi me armë 32- vjeçarin pas sherrit për borxhin e pashlyer! Në pranga 36- vjeçari

Vau i Dejës/ Qëlloi me armë 32- vjeçarin pas sherrit për borxhin e pashlyer! Në pranga 36- vjeçari

Një 36- vjeçar, Edmir Demiraj, është vënë në pranga nga policia, pasi ditën e djeshme ka qëlluar me armë zjarri, pas një sherri 32- vjeçarin, Jetmir Moriqi.

Sipas policisë, 36- vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.  

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi.  

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit Jetmir Moriqi, 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: 

Edmir Demiraj, 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç. 

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni