TIRANE- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pak muaj më parë në një letër të hapur drejtuar institucioneve arsimore ka urdhëruar gjithë mësuesit për ndalimin e kurseve private. Megjithatë situata në gjimnazet publike në kryeqytet me çështjen e kurseve private, nuk ka ndryshuar aspak. Janë mësuesit e vjetër ata që në pjesën më të madhe të rasteve shfrytëzojnë reputacionin që kanë dhe duke bërë shtrëngime me notën detyrojnë nxënësit të shkojnë drejt mësimeve private. Shqetësimi konfirmohet edhe nga prindërit e nxënësve të cilët përballojnë edhe koston financiare për frekuentimin e kurseve nga fëmijët e tyre.
“Mësuesit nuk shpjegojnë në klasë, dhe detyrojnë fëmijët tanë të shkojnë dhe të marrin mësime private kundrejt parave”, shprehet prindi i një gjimnazisteje për “Shqiptarja.com”. Ndërkohë vetë nxënësit tregojnë se thuajse të gjithë ditën e kalojnë në shkollë dhe në kurset që zhvillojnë mësuesit e tyre. Sipas tyre, pretendimet e mësuesve se për shkak të numrit të madh të nxënësve e kanë të vështirë të shpjegojnë në klasë nuk janë të vërteta.
“Ata na shfrytëzojnë për shkak të nevojave që ne kemi si maturantë. Unë dua të vazhdojë informatikën dhe e kam të domosdoshme të kem njohuri të mjaftueshme në matematikë dhe fizikë, njohuri që nuk mund t’i marr dot në klasë”, shprehet Ina, nxënëse në gjimnazin “Sami Frashëri”. Lëndët në të cilat kryhen kurse private janë kryesisht ato shkencore matematikë, fizikë, kimi, por nuk mungojnë edhe mësimet private në lëndët shoqërore, si letërsia dhe historia.
Vetë nxënësit tregojnë se ka mësues që mungesën në kurse e kthejnë në hakmarrje, të cilën e shprehin në vlerësimin dhe notat që vendosin. Kustet private nuk janë një fenomen i ri në sistemin parauniverssitar, por pas urdhrit të ministres Lindita Nikolli mësuesit që kryenin kurse filluan t’i zhvillonin ato në mënyrë më të kontrolluar. Shqetësimi i gjimnazistëve bëhet më i madh kur njëkohësisht me lëndët e shkollës, u duhet të ndjekin njëkohësisht edhe kurse të gjuhëve të huaja.
Kostoja për kurset private
Periudha e afrimit të provimeve të maturës shtetërore është periudha më e artë për mësuesit që kryejnë kurse private në shkolla. Duke mos u mjaftuar me punën që bëjnë në institucionet publike, mësuesit e shkollave kryejnë edhe 4-5 orë mësime private kundrejt pagesës me nxënësit që kanë në shkolla. Sipas nxënësve, kostoja për kurset private është në varësi të profesorëve dhe lëndëve që ata japin. Çmimi për 1 orë e 30 minuta, për lëndën e matematikës, fizikës dhe kimisë kushton 1000 lëkë për gjimnazistët kryeqytetas. Por duke dashur që nxënësit të jenë çdo herë të pranishëm në kurse, ka edhe mësues të cilët praktikojnë pagesa mujore.
Reforma që ka nisur në arsim prej kohësh dhe shtrëngimi i masave të realizimit të maturës shtetërore ka favorizuar shumë prej mësuesve që zhvillojnë kurse private. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, pak muaj më parë në një letër të hapur urdhëroi gjithë mësuesit që të bëheshin pjesë e reformimit në arsim dhe të mos bëheshin pjesë e mënyrave abuzuese me kurset private me nxënësit. Megjithatë, ende në gjimnazet e kryeqytetit për të pasur mesatare të mirë dhe njohuri më të thelluara, duhet që të paguash mësimet private tek mësuesit e shkollave.
Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com