BERAT- E njëjta situatë përsëritet çdo vit në malin e Tomorrit, ku qindra qytetarë i drejtohen për pelegrinazh teqesë së “Abaz Aliut”. Pelegrinët e shumtë kryejnë si çdo vit rritet përkatëse duke therur bagëtitë, po prapë si çdo vit nuk kujdesen për të larguar edhe mbetjet bashkë me mishin. Në pamjet e siguruara nga “A1 Report” duket një “pirg” më të brendshmet e bagëtive të therura, të lëna në ambiente të hapura. Kjo situatë përsëritet çdo vit gjatë festës në Teqenë e Kulmakut të “Abaz Aliut” në malin e Tomorit, e me sa duket askush nuk shqetësohet për këtë fakt, që realisht dëmton jo vetëm ambientin përreth, por mund të kthehet edhe në vatër infeksionesh.
 
Edhe pse, ka patur rikonstruksion të thertores, për të cilën pelegrinët paguajnë 2 mijë lekë për çdo bagëti të therur, këto mbetje nuk largohen asnjëherë sipas pelegrinëve të përhershëm. Mbetjet e bagëtive të therura grumbullohen dhe groposen, por gjatë kohës që qëndrojnë jashtë, bëhen shkak për erë të keqe madje, mund të kthehet edhe në rrezik infeksionesh.
 
Të bërit kuban një bagëti dhe ndezja e qirinjve janë ritet fetare që kryejnë pelegrinët e mbërritur në malin e Tomorit.
 
Data 21 gusht ka shënuar nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorit në Qarkun e Beratit. Në Teqenë e Kulmakut janë ngjitur me qindra qytetarë, të cilët kanë vendosur çadrat ku edhe do të akomodohen.
 
Numri i pelegrinëve pritet të rritet në ditët në vijim, pasi marrin pjesë jo vetëm besimtarë shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët falen në “malin e shenjtë” për dashuri, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre.
 
Ditët e shenjta të besimtarëve kulmojnë në 23-24 gusht, ndërsa pritet të vazhdojë deri në datën 25 të këtij muaji.
 
pelegrinazhi bagetite
pelegrinazhi bagetite
pelegrinazhi bagetite
pelegrinazhi bagetite
pelegrinazhi bagetite

thertorja 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)