Vazhdon përplasja me FBI, Apple:
Nëse ndërhyjmë, pasoja katastrofale

Vazhdon përplasja me FBI, Apple:<br />Nëse ndërhyjmë, pasoja katastrofale
Kompania Apple i ka kërkuar një gjykatë amerikane që të hedhë poshtë  një vendimi të mëparshëm, që urdhëronte gjetjen e një mënyre për dekodimin e telefonit i-Phone të një prej terroristëve të ulmit në San Bernardino, Kaliforni. 
 
Në letrën që Apple i ka dërguar gjykatës theksohet se autoritetet e zbatimit të ligjit janë duke kërkuar kompetenca të rrezikshme dhe duke shkelur të drejtat kushtetuese.
 
FBI dhe Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se kërkesa është e kufizuar, vetëm për një telefon iPhone. Por Apple thotë se softëare i nevojshme për të përmbushur kërkesën e FBI-së nuk ekziston.
 
Në vend të kësaj Apple thotë do të duhet krijuar një version të ri software, e cila do të sillte një kërcënim për gjithë përdoruesit. Në letrën Apple theksohet se asnjë gjykatë nuk mund të detyrojë një kompani të dobësojë sigurinë e produkteve të saj për të fituar qasje në të dhënat personale të njerëzve.

Të enjten drejtori i FBI James Comey, tha se mosmarrëveshja e qeverisë me Apple ishte  më e vështira që ishte përballur qeveria. Duke dëshmuar para Kongresit, Comey tha se është duke biseduar me kompaninë amerikane.
 
Përplasja mes Apple dhe FBI shpërtheu javën e kaluar, kur byroja i kërkoi kompanisë ndihmë për të zhbllokuar telefonin i-Phone të Syed Rizwan Farook, i cili së bashku me gruan e tij kanë vrarë 14 njerëz në muajin dhjetor 2015 në Kaliforni.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria