Vazhdoni me Berishën ju

Vazhdoni me Berishën ju

Ish-kryeministri Sali Berisha

Eugen Isaj, kryetari i PD-së zyrtare të Elbasanit i ka bërë thirrje Luçiano Boçit që të regjistrohet në siglën e Partisë Demokratike, jo vetëm për shkak të historikut të tij, por edhe sepse emri i tij ka qenë një ndër propozimet e kësaj force politike për zgjedhjet lokale. 

Kjo ftesë vjen në vazhdën e deklaratave të Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit pak ditë më parë, të cilët, duke mos treguar asnjë shenjë triumfalizmi për vendimin e gjykatës, u kanë bërë thirrje kandidatëve të “Foltores” që të regjistrohen me siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur pak ditë më parë edhe një kandidat i “Foltores”, Igli Cara, një demokrat i vjetër dhe me kontribute në Partinë Demokratike. Duket se në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i komanduar i PD-së së Durrësit, i cili më parë ka artikuluar të njëjtën thirrje.

Nuk përjashtohet që të ketë edhe emra të tjerë në radhët e “Foltores”, të cilët e shohin të pamundur kandidimin me një sigël tjetër, përveç asaj të Partisë Demokratike zyrtare.

Në këto kohë ftesash dhe thirrjesh për bashkim dhe për të dalë vetëm me një kandidat në zgjedhjet vendore të majit, të vetmit që vijojnë ndaj palës tjetër retorikën e përçarjes dhe të akuzave si të shitur tek Rama, janë zoti Berisha dhe një grusht përsëritësish rreth tij, të cilët duket se as nuk mendojnë as nuk logjikojnë përtej artikulimit të shefit të tyre, duke i shndërruar ata të papagaj të rëndomtë.

Pra, nëse do besonim akuzat e tyre ndaj palës së PD-së zyrtare si të shitur dhe si pengje të Edi Ramës, do të kishim këtë panoramë: Pengjet e Edi Ramës: E. Alibeaj, G. Bardhi, E. Isaj... etj. i bëjnë thirrje kandidatëve të “Foltores”, të cilët edhe ata kanë dalë nga radhët e PD-së, që në zgjedhjet e 14 majit të dalin vetëm me një kandidat, të jenë të bashkuar dhe të mos e çojnë votën dëm, duke maksimalizuar mundësitë e fitores, për të mundur pikërisht pengmarrësin e tyre, Edi Ramën!

Kjo "logjikë" funksionon vetëm në përrallat që zotit Berisha i duhet të thur çdo ditë për të mbajtur gjallë frymën e konfliktit dhe të përçarjes në PD. Jam i bindur që kandidatët që duan të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit janë të gatshëm dhe të hapur për të dalë me siglën e Partisë Demokratike.

Nëse do kenë guxim dhe kurajo për t’ia bërë të ditur dhe të qartë një gjë të tillë zotit Berisha, ngelet për t’u parë. Justifikim që Berisha na gënjeu, na tha që do heqim Lulzim Bashën dhe lejojmë garë të hapur dhe të ndershme në PD, nuk ka më. Edhe odieseja e vulës përfundoi.

Nëse do kapen me thonj pas Berishës dhe gënjeshtrave alucinante të tij, karrierat e tyre janë të djegura, ndërsa fati i zgjedhjeve lokale është i destinuar të jetë një humbje e madhe dhe katastrofale. Është momenti që ata duhet të vendosin: të zgjedhin Berishën dhe PD-ja të marrë fund apo të zgjedhin PD-në dhe Berisha të ikë në shtëpi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zaranika: 09/03/2023 18:18

    Berisha ben mire te shkoje ne p… e nenes vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare