Gjyshi i tij është bërë presidenti i SHBA, dhe ky vogëlush, djali i Ivanka Trump ka ecur për herë të parë këmba dorazi në Shtëpinë e Bardhë.

Në një video të postuar nga vetë Ivanka, vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump duket teksa vogëlushi Theodor po përpiqet të ecë.

Për t’i  dhënë pak kurajo vjen në ndihmë edhe motra e tij e madhe.

Theodor, është vetëm 10 muajsh. Ai kohët e fundit është përpjekur që të lëviz paksa por mesa duket e ka finalizuar atë në një vend tepër të rëndësishëm, siç është Shtëpia e Bardhë.