VD/Kamioni përplaset nga treni
shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

VD/Kamioni përplaset nga treni<br />shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Videoja tronditëse e kapur në Utah, SHBA, tregon momentin kur një tren dykatësh i pasagjerëve godet në pjesën e prapme një kamion të kompanisë FedEx.
 
Shkak dyshohet akulli që ka shkaktuar probleme tek sinjalistika në rrugë të cilat kishin dështuar për të dhënë mesazhet e nevojshme, në këtë rast të trenave në hekurudhë.
 
Videoja e marrë nga autoritetet policore tregon momentin e përplasjes së trenit me kamionin, ndarjen e rimorkios në dysh dhe ngritjen e saj në ajër.
 
Por, mrekullisht, asnjë prej dy personave që ndodheshin në kamion dhe asnjë prej 82 pasagjerëve të trenit nuk pësuan lëndime të rënda.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin