Ndonëse Emergjencat Civle dhanë njoftimin se situata me zjarrin e rënë ditën e sotme në Laç po shkonte drejt normalizimit, duket se në fakt situata është përkeqësuar orët e fundit.
Mësohet se flakë janë fikur nga njëra anë e malit, nga kalaja Sebastia që ndodhet përballë kishës, por më vonë ka marrë flakë ana tjetër.
Situata duket mjaft problematike, ku zjarri rrezikon ti afrohet edhe qytetit, ndërsa banorët në rrugën e Kishës së Laçit po evakuohen nga banesat e tyre
Situata po monitorohet nga 20 zjarrfikës dhe 30 forca ushtrie, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarret ra pasditën e sotme në kurorën me pisha pranë kishës së Shën Ndout në Laç.
Zjarri ishte i fuqishëm, ndërsa përhapja e flakëve u ndihmua edhe nga era.
Në vendngjarje shkuan 3 ekipe zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake, por për shkak të situatës së vështirë, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa sipas Emergjencave Civille në momentet e para u rrezikuan edhe disa banesa, por situata u vu nën kontroll.

(Zjarri në Laç)
[gallery]23673[/gallery]
Njoftimi i Emergjencave Cilvile
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë para pak minutash në kurorën e gjelbër të Laçit duke rrezikuar disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.
Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, të mbështetura me helikopterë nga ajri.
Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e tij.
Rikthehen zjarret në Fier, regjistrohen 2 vatra
Janë rikthyer zjarret në Fier, ku ditëne e sotme janë regjistruar dy vatra, një në fshatin Gorishovë të Cakranit dhe në Roskovec.
Ullinj e shkurre po digjen nga flakët në Gorishovë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.
Në Roskovec nga zjarri po digjen shkurre, ndërsa rrezikohet edhe një magazinë që ndodhet aty pranë.
Vetëm gati një muaj më parë, zjarret në Fier shkaktuan dëme të mëdha, ku u dogjën 90 hektarë me pyje dhe rreth 5 mijë rrënjë ullinj janë shkatërruar totalisht.
Të tjera pemë frutore janë dëmtuar së bashku me prodhimet e stinës duke falimentuar fermerët në fshatrat e Romes, Drenovë, Belishovë dhe Gorishovë.
Gjirokastër, zjarr në Drenovë, digjen 50 ha me ullinj
50 hektarë me ullinj janë djegur nga një zjarr i rënë në Drenovë të Gjirokastrës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Ballshit si dhe zjarrfikëset e Albpetrol, ndërsa nuk bëhet e ditur pëe banesa afër vatrës së zjarrit.
/Shqiptarja.com

VIDEO