MAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Burrel- Klos, ku një autoveturë është përplasur me një fugon mallrash.

Si pasojë e aksidentit kanë  mbetur të plagosur rëndë tre persona, të cilët janë dërguar në spital.

Nga përplasja e fortë mes dy automjeteve, fugoni i mallrave është përmbysur, ndërsa autovetura ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe as identiteti i tyre.

[gallery]23523[/gallery]
aksident mat

aksident mat

aksident mat burrel

aksident mat burrel

aksident mat

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com