Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka kaluar një natë aspak të zakonshme. Ajo feston sot ditëlindjen e saj, ndërsa festa ka nisur që në orën 00:00. Dhuratën e parë Kryemadhi e ka marrë nga anëtarët e LRI, me një tortë dhe festë surprizë. Kjo duket se e ka gëzuar së tepërmi kryetaren e LSI, e cila nuk i ka përmbajtur dot emocionet dhe ka ‘harbuar’ mes të rinjve, duke kërcyer në mes të natës vallen e Kukësit.

Në një video të publikuar në media, duket Kryemadhi që kërcen si "e çmendur" me të rinjtë e LRI, të cilët nuk kanë harruar dhe çizmet e famshme të Kryemadhit, teksa kanë vendosur t’ia kujtojnë në këtë ditëlindje. Ata i kanë bërë një poezi, ku përmendin çizmen, me të cilën pak kohë më parë Kryemadhi tentoi të godasë kryeministrin Rama në Kuvend. 

Poezia dedikuar Monikës: 

Disa me çizme shtypin,

Disa me çizme motivojnë,

Disa shkelin të pamundurin,

Disa të tjerë shpresë përçojnë.

 E keqja çizmen e dhunës përdor,

Por çizmja e revoltës të keqen e mund,

Është zemra e Monës që na motivon,

Me dashuri dhe besim, një urgagan pafund!

GUXO, LUFTO, FITO MONA