VD/ Shoferi: Të të jap një kafe?
Polici:Jo se ky është korrupsion

Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin Genci Aliko pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës.
 
Sipas Policisë, pasi u kap nga radari me 116 km në orë, 38-vjeçari i ka futur mes dokumenteve 2 mijë lekë të reja oficerit të policisë rrugore.
 
Në video dallohet moment kur Genci Aliko i thotë policit që t’i japë një kafe, ndërkohë që ky i fundit i thotë “jo se është korrupsion”.
 
Pavarësisht paralajmërimit 38-vjeçari i jep 2 mijë lekë dhe në këtë moment oficeri i Policisë rrugore i thotë se është një vepër penale, duke sjellë më pas arrestimin e Genci Alikos.
 
Ai do akuzohet “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen