Mecaj nën kërcënimin e thikës ka arritur të grabisë kasën bashkë me xhiron ditore.
Policia pas identifikimit të tij ka arrestuar 22-vjeçarin, në shtëpinë e të cilit u gjet dhe u sekuestrua 5.74 kg kanabis, 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
Gjithashtu u gjetën dhe fara kanabisi dhe 2 fidanë kanabis të kultivuara në vazo.
Aksioni për kapjen e 22 vjeçarit u krye nga FNSH dhe policia e Vlorës. 
Momentet kur policia futet në shtëpinë e grabitësit
Vlorë
Kapet autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë !
Sekuestrohen armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen !
Gjithashtu i sekuestrohen 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !
Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ''Hajro Çakërri''.
Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, të shtetasit :
Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ''10 Korriku'', i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht :
• 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :
• 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
• 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
• fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme.
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO









