VD/Tronditëse! Nëna i ka vdekur por
fëmija vijon të pijë qumësht nga ajo

VD/Tronditëse! Nëna i ka vdekur por<br />fëmija vijon të pijë qumësht nga ajo
Lidhja mes një fëmije dhe nënës së tij është shumë e fortë, dhe pavarësisht rrethanave ajo është e pathyeshme.
 
Kështu ka ndodhur edhe me foshnjën 17 muajsh, i cili ka humbur nënën, por e ka të pamundur të mendojë ekzistencën e tij pa nënën në krah. Disa pamje tronditëse janë publikuar së fundmi nga India.
 
Nëna e tij është e shtrirë në tokë e vdekur, e ndërsa fëmija , nuk ndahet prej saj por vazhdon të pijë qumësht duke mos e ditur që nëna nuk jeton më.
 
Ngjarja ka ndodhur në Damoh, Madhya Pradesh në Indi mëngjesin e sotëm. Foshnja po qante pa pushim, por nuk mori asnjë përgjigje nga nëna e tij, qoftë edhe një “mos qaj” teksa nuk shkëputej nga gjiri.
 
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes shprehen se kjo pamje ishte shumë e dhimbshme, dhe që i ka bërë ato të derdhin lot.
 
“Kur u afruam pamë një fëmijë duke qarë dhe teksa pinte qumështin e nënës së tij. Na erdhi shumë për të qarë.
 
Ishim tronditur, ishte shumë e trishto. Gruaja e shtrirë për vdekje e ndërsa fëmija e saj ishte ulur pranë saj pa asnjë gërvishtjeje
”, shprehen dëshmitarët. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla