Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimet për dy mjekët irlandezë, të akuzuar si personat përgjegjës për vdekjen e 11-vjeçarit Denis Almadhi, ndërsa i nënshtrohej një operacioni në sy.
Prokuroria kishte kërkuar nga 3 vite burg për secilin prej mjekëve, por në seancën e fundit të kësaj çështje që zgjati rreth 2 vjet, u vendos të dënohej me gjobë mjeku Kevin Klarkson, me 600 mijë lekë, ndërsa u shpall i pafajshëm mjeku tjetër irlandez, Gerald Fayn.
Denis Almadhi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2012, pas një operacioni në qepallat e syrit, ndërhyrje në të cilën asistuan edhe mjekë të huaj nga Irlanda. Familjarët e tij denoncuan mjekët në prokurori dhe kërkuan që mjekët të vihen para përgjegjësisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com