Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, lirohet shoferi i kazinosë që e shoqëroi në Durrës! Merret në pyetje shoqja e saj, burime: Dha detaje të reja për ngjarjen

TIRANË- Shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia Joy Aoko u la i lirë nga policia disa orësh pas dhënies së dëshminë e tij në lidhje me dyshimet e hetuesve se mund të ketë gisht në rrahjen dhe dhunimin e të resë, e cila pas disa muajsh në koma humbi jetën në një spital në Kenia. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.

Togat e zeza lëshuan gjithashtu edhe disa urdhra për t’u marrë në pyetje, krahas të cilit u pyet për herë të dytë edhe shoqja e viktimës, Emily Mutua. Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se mikja e kenianes ka dhënë disa detaje të reja për policinë, që mund të hedhin dritë në misterin e çështjes së Joy-t. Aktualisht, hetuesit i konsiderojnë sekret hetimor deklarimet e Emily, të cilat do të verifikohen.

Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë se vajza kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

Pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. Në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes. Joy Aoko nga Kenia, dyshohet se është dhunuar brutalisht dhe është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ajo ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata diskutuan me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas u takuan me efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhej në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.  E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • landi: 26/02/2023 23:57

    shtet pa piken e interesit per jeten e shtetasve te vet dhe te huaj....ka 25 veta ne vlore te zhdukur....asnje vote per kete klase politike kriminale.....

    Përgjigju
  • Viola: 26/02/2023 16:18

    Hetime sa për të larë gojën dhe indiferencë e turpshme raciste e këtij shteti.Vetëm se ishte nga një vend i humbur si Kenia.

    Përgjigju
    • emri: 27/02/2023 00:32

      Fiks mor Koli, ne po ikim per lesh vete ne vendin tone keta akoma mjau mjau per kete. Pale kujt i ka shkelur ne kembe e bere filma kjo zezakja. po le ta hetojne , se qe ta dine dhe keta ne Kenia njesoj ne mos me keq do kishte ndodhur per nje te huaj.

    • Koli: 26/02/2023 22:07

      Kta spo pjerdhin per ne jo me Kenian. Nuk ka pune rracizmi ktu, por kjo rrace e ndyre qe ka hyp ne pushtet nuk do njeri.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja