Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, klinika e vajzës së Roland Xhaxho s'kishte licencë! Iu refuzua disa herë! Prindërit kërkojnë përjashtimin e prokurores

TIRANË- Më 28 shtator 2023, kur klinika 'Splendent' mori përsipër të kryejë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në 14 dhëmbë të të voglit Brian Spahiu, klinika private nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike.

Babai i 3-vjeçarit i cili humbi jetën 3 ditë pas operacionit, më 1 tetor 2023, në tentativën për të zbardhur të vërtetën e humbjes së djalit, ka zbuluar se klinika e doktoreshë Ina Xhaxhos, vajza e mjekut Roland Xhaxho, i cili injektoi anestezinë, aplikoi për tu pajisur me licencë, më 13 tetor, 2 javë pasi Brian Spahiu kishte ndërruar jetë.

Në të njëjtën ditë, më 13 tetor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i kishte shkuar për inspektim, dhe kur zbuloi se klinikës i mungonte licenca për shërbime mjekësore e stomatologjike, vendosi masë administrative, të cilën e la në fuqi edhe më 11 dhjetor 2023, pasi Ina Xhaxho e ankimoi.

Mbi këtë fakt të ri që kanë zbuluar, prindërit e vogëlushit, kanë kërkuar përjashtimin nga hetimi i vdekjes së Brianit, të prokurores Alma Felaj, duke pretenduar se nuk ka vepruar megjithëse klinika Splendent ishte pa licencë kur 3-vjeçari ka bërë kontrolle e ndërhyrje. Në 4 kërkesa resht, Ina Xhaxhos iu refuzua aplikimi për licencë, nga 13 tetori deri më datë 24, me argumentin se nuk përmbushte kriteret e licencimit. Licenca iu lëshua vetëm më 31 tetor.

Këtë hënë (15 janar 2024) ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

'Në bazë të urdhrit nr. 632 dt. 101.10.2023 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale "Për ngritjen e grupit për verifikimin e përmbushjes së standardeve të ofrimit të shërbimit shëndetësor në Klinikën "Splendent", u krye inspektimi dhe auditimin klinik në datat 12 dhe 13 tetor. Nga ana ISHSH u konstatua se subjekti nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e akivitetit sherbime mjekesore dhe/ose stomatologjike kategoria II. 6 A.3 kabinet dentar.

Nisur nga sa më sipër ndaj subjektit Ina Xhaxho me vendim përfundimtar inspektimi nr. ISHSH- DQ-2023-000036 - 5 Date: 13/10/2023 u vendos masë administative për shkelje të pikës 1, neni 27, të Ligjit 10 107 DT. 30.03.2009 "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Subjekti Ina Xhaxho ka ankimuar vendimin përfundimtar te inspektimit pranë Komisionit të Ankimit, ISHSH Qendror. Komisioni i Ankimit, ISHSH Qendror ka rrëzuar kërkesën e subjektit Ina Xhaxho, me Vendim nr. 73 datë 11.12.2023 dhe ka lënë në fuqi vendimin përfundimtar të inspektimit ISHSH-DQ-2023- 000036-5 Datë: 13/10/2023.'- thuhet në përgjigjen kthyer Bledian Spahiut më datë 5 janar nga ISHSH.

Ndërkohë ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mësohet se prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua në muajin nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3-vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksionim të organeve, është i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës e kërkon riekspertim. Sipas Prokurorisë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë, Mjekësia Ligjore në një reagim të bërë sot thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML (Insituti i Mjekësisë Ligjore), krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë. 

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasapi: 16/01/2024 05:44

    kjo dentistja duhet denuar se ka punuar pa license,,,turp e faqja e zeze...si i lejon shteti keto te punojne pa license,,..e kape njehere 5 milion gjobe,,per here te dyte 3 vjet burg..do kishte shpetuar femija...

    Përgjigju
  • Iris: 16/01/2024 00:51

    Akuzes i duhet shtuar dhe 1-aktivitet pa license dhe 2- perpjekje per te mashtruar drejtesine e devijuar hetimet,sepse kjo jo vetem ushtronte aktivitetin pa license,por dhe kur u kujtua te aplikonte per license, e beri mbas ngjarjes tragjike dhe me saktesisht,kur e ka marre vesh se do t'i vinin per kontroll,me siguri per te evituar akuzen e re dhe ka fytyre dhe e ankimon ndalimin e aktivitetit!!! A ka mundesi gazetaret te hetojne se prej sa kohesh e ushtronte aktivitetin pa license?

    Përgjigju
  • Juristi: 15/01/2024 14:58

    Do hiqet nje Felaj dhe do vendoset nje Felaj tjeter se jane 4 cope aty. Felajt e dhane proven e pare si bande kriminale ne prokurorine e tiranes. Duhet kallzim penal per palo prokuroren Felaj dhe jo kerkese per perjashtim.

    Përgjigju
  • Lexues: 15/01/2024 14:01

    Pra prokurorja mbroka mjekun, jo viktimen. Te shkretet prinder.

    Përgjigju
    • Real: 15/01/2024 16:37

      Te mjeret shqiptare thuaj se cfare monopoli edhe ne drejtesi ka krijuar politika e koruptuar. Prokurori i Pergjithshem ngroh veze dhe merr miliona nga rroga dhe benefitet qe i jep ligji. As zoti nuk i ndihmon dot me shqiptaret me drejtesine gjoja te re.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik