Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, reagon stomatologia Ina Xhaxho: Prisni ekspertizën! Presidentit të 'Urdhrit të Stomatologëve' i kam dërguar ankesë, të ketë kujdes për informacionet në emrin tim

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, reagon stomatologia Ina Xhaxho: Prisni ekspertizën! Presidentit të 'Urdhrit të Stomatologëve' i kam dërguar ankesë, të ketë kujdes për informacionet në emrin tim

Ina Xhaxho, klinika dhe reagimi i saj

Stomatologia Ina Xaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho në klinikën e të cilëve u krye ndërhyrja kirurgjikale në gojë e 3-vjeçarit që vdiq Brian Spahiu, ka reaguar në rrjete sociale. Xhaxho ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku kolegë të shumtë e pyesin lidhur me ngjarjen tronditëse si dhe rolin që do duhej të luante Urdhri i Stomatologëve.

Ajo thotë se duhet të presin ekspertizën për të zbuluar të vërtetën ndërsa u bëri thirrje të mos gjykojnë. E pyetur nga qytetarë në rrjete sociale lidhur me rolin e urdhrit të stomatologut, Xhaxho shkruan se nuk ka pasur asnjë komunikim nga ata. Ajo madje shkruan se i ka avokati i saj i ka dërguar një ankesë për reagimet e tij mediatike ndërsa i bën thirrje të ketë kujdes kur flet në emër të saj ndërsa shton se po pret të kalojnë 7 ditët e zisë për familjen Spahiu. 

‘Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mejke si te gjithe ju.

Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pran atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse!

Gjithashtu ju informoj per te gjithe ju qe nuk me njihni qe kam database me 2000 pacient ku 65% jan grup moshash 3 me 9 vjec me caries generalizzato kam kartelat SPITALORE fotot etj eshte ndjekur è njeta menyre trajtimin 8 10 12 14 dhembe brenda 1 seance. Prandaj per te investiguar qe jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda ne spital kardiokirugjikal (i pari privat qe ne 2006) dhe per aftesite e mia (edhe pse une nuk kam qene e pranishme ne rastin e djalit te vogel!) Prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam. Sot kam une siklet neser mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza te bardha mos bejm hetusin qe sna takon. Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО’- shkruan Xhaxho

Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën më 5 tetor tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare "Splendent" në Rrugën e Kavajës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat.

Mjeku anestezist Roland Xhaxho tha se fëmija 3-vjeçar Brian Spahiu, vuante nga zemra dhe u largua I zgjuar. Sipas tij, procedura ishte brenda protokolleve dhe se nuk bëri asnjë gabim. Bledar Spahia, babai i 3-vjeçarit thotë për Report Tv se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë. Babai mohon se fëmija i tij kishte probleme me zemrën pasi kishte kryer një operacion 1 vit e gjysmë më parë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dita: 09/10/2023 13:44

    Duket qe nga pergjigjeja se cperson jeni por megjithate sipas jush po u firmos letra jemi ne rregull cfar do qe te ndodh, keshtu mendoni ju eee. Sigurisht qe doktorret shpetojne jete por eshte edhe shume vertet qe prr para bejne te 99 te.Por uroj me shpirt qe nje tagjedi e tille mos rente kurre as ne prakun tuaj e ne te askujt. E sa per ngushellime qe po i thua familjes kjo hata nuk ka ngushellim.

    Përgjigju
  • Tatiana: 09/10/2023 13:37

    Punoj ne spital femijesh, jo ne Shqiperi. E di me shume saktesi proceduren qe ndiqet per dhenie narkoze jo vetem femijeve por edhe te rriturve. Anamneza eshte thjesht historiku si ka rrjedhur semundja. Ne kete rast ka shume rendesi dosja qe keni mbledhur me analizat perkatese, biokimia e gjakut, urina, elektrokardiograma, eco e zemres, rentgeni i mushkerive, te cilat jane per mjekun anesteziolog me qellim qe te njihet me punen e organizmit. NA I TREGONI. Te gjitha keto rezultate i shikon mjeku anesteziolog dhe jep miratimin per dhenie narkoze. NA I TREGONI. Nuk keni te drejte ti jepni narkoze femise nqs sikur dhe ndonje prej ketyre kontrolleve nuk eshte ne norem. NA I TREGONI. Eshte shkelje e madhe ta keni marre femine pa analizat perkatese.

    Përgjigju
  • Dita: 09/10/2023 08:00

    Jami nena me kete dhimbje te tmerrshme do te kisha shqyer me thonje. Dhe do presesh dhe kalimin e te shtatave ti.Po ateher ose shkruan pse kthen pergjigje apo te manipulosh opinionin. Na qenke ne regull ti , po turp te keni moj turp turp mallkuar qofshi moj

    Përgjigju
    • anila: 09/10/2023 12:09

      Moj Dita me kete gjuhe qe mbjell vetem urrejtje,keto ndodhin edhe ne bote prandaj firmoset ajo letra per komplikacionet mbas operacionit,ti dhe gjithe raca jote goje prishur dhe injorante,cdo thote per gjithe ato jete te shpetuara nga doktori dhe stafi i tij,prandaj sigurisht qe duhet pritur ekspertiza dhe nese kane gabuar te ndeshkohen. ngushellime familjes

  • I njohuri: 09/10/2023 07:17

    Ngushëllime familjes së fëmijës.Në letrën tënde ka korektesë,të familjes dhe profesionit.Ç'bëri shoqëria e pa civilizuar i hodhi një grushtë miza situatës.Ai me syze i shoqëris të shkojë te ndonjë forcë politike.

    Përgjigju
  • zen: 09/10/2023 01:40

    Tamaqarllaku do me fitu shume pare ! 14 Dhembe Femije Tre Vjec ! PuH . Mjere Si Famijla !

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2023 01:12

    Arrogante dhe kercenuese njekohesisht! Jo vetem qe i ka kerkuar pres.te urdherit te kete kujdes me te dhenat qe jep per te,por dhe e kercenon njekohesisht me tonin qe perdor dhe me faktin qe ankesen ja ka derguar me avokat.Pra kjo mund t'a padise kur te doje.Zonjeza jatrua,ndoshta andej nga ju avokatin mund t'a perdoresh per kercenim,por kendej nga ne,kur je e dyshuar per krim,ose shkelje dhe merr avokat,d.m.th.qe je fajtore ne nje fare menyre.Cdo prokuror e hetues e di kete gje.

    Përgjigju
  • halla esma: 09/10/2023 00:51

    ina debilja,, ik nga ajo pune,,,,nuk mund te jesh me stomatologe,,shko laj enet derisa ti lash borxhin familjes te djalit..500.000 euro..

    Përgjigju
  • Mjeku: 09/10/2023 00:05

    Zonje ty duhet qe minimalisht te pezullonin licencen pasi ke operuar me anestezi ne kliniken tende pa salle reanimatore pastaj duhej te shikojej nese do beje burg apo jo

    Përgjigju
    • tornitori: 09/10/2023 07:58

      shume sakte.....

  • Rebeka: 08/10/2023 23:48

    Kujdes nga Manola kelmendi, dentiste synetlliqesh

    Përgjigju
  • Meri: 08/10/2023 23:39

    Si nuk ju vjen turp,keni kurajo të ktheni edhe përgjigje.Ju keni bër nji krim dhe u munduat ta fshehnit,dhe tani kerkoni të justifikoheni që faj nuk ishte i juai,që vdiq fëmija,por i fēmijës.Ju vrat nji fëmijë të pafajshëm,vrat nji ëngjëll.Gjëja më e mirë që do të bënit,është të heshni,dhe të paguani për krimin që bët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren