Pas vdekjes së foshnjes 3 muajshe në barakt e komuniteti rom në Shkozë si paosjë e të ftohtit, ka reaguar  kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha.
 
Përmes një deklarate për shtyp Basha thotë se “nuk duhet të hapet më asnjë varr per foshnje qe vdesin se ftohti. Ka ardhur koha te varrosim kermen e hajduteve qe i thote vetes qeveri”.
 
Basha thotë se pavarësisht se në harkun e pak ditëve dy foshnje dhe një grua kanë humbur jetën nga i ftohti, nuk ka asnjë reagim nga qeveria apo bashkia.
 
“Asnje reagim, asnje ngushellim, asnje mase nga kokoshi i Surrelit e as nga kastraveci i Tiranes. Mosreagimi i tyre eshte vetekallezimi i kesaj qeverie kriminalisht te papergjegjshme. Eshte epitafi i Rilindjes se Hajduteve qe erdhi me premtime te medha por qe vetem vjedh, mashtron dhe neperkemb qytetaret e ketij vendi,” shprehet kreu i opozitës.
 
 
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

Melisa Mehmeti, nje foshnje 3 muajshe ka vdekur ne gjume prej te ftohtit sot ne mengjes ne Shkoze te Tiranes. Nuk ka fjale qe mund te ngushellojne dhimbjen qe shkakton ky lajm i kobshem. Ne harkun e pak diteve dy foshnje dhe nje grua vdiqen nga i ftohti. Asnje reagim, asnje ngushellim, asnje mase nga kokoshi i Surrelit e as nga kastraveci i Tiranes.

Mosreagimi i tyre eshte vetekallezimi i kesaj qeverie kriminalisht te papergjegjshme. Eshte epitafi i Rilindjes se Hajduteve qe erdhi me premtime te medha por qe vetem vjedh, mashtron dhe neperkemb qytetaret e ketij vendi. Nuk duhet te hapet me asnje varr per foshnje qe vdesin se ftohti. Ka ardhur koha te varrosim kermen e hajduteve qe i thote vetes qeveri. Koha nuk pret.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)