Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”. Antonio, nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.
Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë. Siç shihet edhe në këto foto, i mituri humbi jetën pikërisht nga kjo pajisje.
Inspektorati Shtetëror i Mbykjqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA.
‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:
Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.’- njofton ISHMT.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
28.9%
-
Jo
64.5%
-
Jam i/e dyzuar
6.6%
Vota total: 76
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘I kanë me pamje nga Korfuzi’, Bido në pallatin që çoi Nokën në SPAK: Flamuri pa bisht, u dha banesat e të pastrehëve familjarëve të tij (VIDEO)
14 Mars, 12:06
-
Sherri në Sarandë për një parakalim me makinë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me kallash në ajër (EMRAT)
14 Mars, 09:48
-
Konflikt mes adoleshentëve në Sarandë, burime: U qëllua me kallash nga një makinë! 5 të rinj në kërkim
13 Mars, 06:57
-
Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë, arrestohet 62-vjeçari! Policia: Hyri me armë në banesën e fqinjëve dhe i kërcënoi pas sherrit për tarracën e pallatit
12 Mars, 16:41
-
Sherri me thika mes nxënësve në Delvinë, përjashtohet gjimnazisti
9 Mars, 09:05
-
Sarandë/ Qytetari gjen çantën me 17 mijë dollarë, e dorëzon në Komisariat, Policia: Një shembull dhe përgjegjshmëri qytetare (VIDEO)
6 Mars, 15:58
-
Gjimnazistët protestë te komisariati i Delvinës, nxënësi: Shoku u plagos pranë shkollës, jemi të frikësuar! Drejtori e policia po e mbrojnë
6 Mars, 11:26
-
Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ‘Toyota’ përfundon në kanal! Plagosen 2 persona
3 Mars, 16:31
-
‘Thesar i harruar’, 15 monumente në Theologos të Finiqit drejt degradimit, banorë e studiues: Manastiret e kishat të kthehen në destinacione turizmi
28 Shkurt, 15:08
-
Zjarr në ish-maternitetin e Sarandës, nuk raportohen të lënduar
27 Shkurt, 16:29
-
Investim 4.4 milion euro për menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug!
27 Shkurt, 15:56
-
Vetëm 17% e demokratëve votuan, Matilda Qurku zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Sarandë
22 Shkurt, 19:36