Vdekja e kamerierit te Club 'Orange', montuesi i ashensorit: E montova para 4 vitesh, që prej asaj kohe s'më është kërkuar ta kontrolloj

SARANDË- Policia ka marrë në pyetje montuesin e ashensorit artizanal ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”. Shtetasi Lulzim Allkushi, i arrestuar të shtunën për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ka treguar se pajisja nuk ishte kontrolluar pasi u montua katër vjet më parë, pasi e kishte kontaktuar pronari i lokalit Spiro Iljadhi.

“Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”.- tha saldatori, Lulzim Allkushi.

Për ngjarjen e rëndë policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit, Spiro Iljadhin, 37 vjeç, i cili gjithashtu akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 të së shtunës në lagjen “Nr. 1", të Sarandës, në lokalin “Orange Club” ku është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë kamerierin 17 vjeç Antonio Delilaj, nga fshati Qafë Gjashtë.

Inspektorati shtetëror i mbikëqyrjes së tregut, deklaroi se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor dhe për rrjedhojë nuk është inspektuar. Pronari i lokalit, Spiro Iljadhi, person me precedent penalë, më 20 qershor  2021, mbeti i plagosur afër biznesit të tij pasi u qëllua me breshëri automatiku nga vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Nga plumbat aksidentalisht u plagos dhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar ne rruge.

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 28/08/2023 08:36

    KY QE HAPESHE B...SE I JEPTE 20 000 EURO LUIS TITOS, GRUS SE KIARES, POR ASHENSORI NUK I DUHEJ ! A PLERA TE FELLIQURA QE DONI VETEM TE FITONI !

    Përgjigju
  • Roland Stefani: 27/08/2023 15:57

    Nuk eshte cudia pare qe ka instaluar Lulzim Allkushi. Ka bere shume ,do dalin te tjera instalime pa leje. Po te doje redaksia Ja jape une nje mu ne mes te sarandes,do jete vone kur te vdesin te pafajshem te tjere.

    Përgjigju
    • Cudira: 28/08/2023 05:29

      Çudi bëjnë të gjithë, por kush i lejon të instalohen në bizneset e tyre këto çudi? Pronari

  • Po montuesin: 27/08/2023 15:23

    Kush i tha t'a instalonte pajisjen dhe kush e pagoi? Si e gjeti policia montuesin e ashensorit? Apo pronari u dërgoi sms nga arratia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!