Taulant Toma, i arrestuar disa ditë më parë në Tarragona të Katalonjës në Spanjë, ka qenë nën hetim edhe për një grabitje.
“Magjistari i arratisjeve” është hetuar disa vite më parë nga prokuroria e Novarës për një grabitje banke të kryer në vitin 2007 në filialin e bankës Carige në Trecate.
Sipas akuzës, 42-vjeçari shqiptar kërcënoi punonjësit e bankës me një thikë. Hipoteza e hetuesve ishte se ai dhe bashkëpunëtori i tij kryenin grabitje të armatosura. Të dy ishin arrestuar pas një grabitjeje në Genova, pak kohë pas ngjarjes në Trecate. Megjithatë, Toma e ka mohuar gjithmonë përfshirjen e tij.
Pas kësaj nisi një proces gjyqësor i ndërlikuar, rreth 10 vjet më parë, pikërisht sepse Toma që në vitin 2015 kishte filluar me arratisjet nga burgu dhe ishte shpallur në kërkim në të gjithë Evropën.
42-vjeçari ia ka dalë të arratiset 4 herë nga burgjet, 3 prej të cilave në Itali dhe një në Belgjikë. Ai është dënuar për grabtije me dhunë, vjedhje dhe trafik droge, ndërsa pritet që të dalë nga burgu në vitin 2048.
Arratisja e fundit ndodhi më 7 dhjetor, nga burgu i Operas.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, ai zbriti nga dritarja duke përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin, pasi më parë kishte prerë shufrat e qelisë.












Komente
Komento