Vdekja e Klosit, Berisha sulm
Ramës e Xhungës:Ju e harruat

Vdekja e Klosit, Berisha sulm<br />Ramës e Xhungës:Ju e harruat
TIRANË – Për herë të parë kryeministri Berisha ka folur për vdekejn e publicistit Ardian Klosi. Në mbledhjen e grupit kuvendor, Berisha akuzoi në mënyrë direkte kryesocialistin Rama se është shkaktari i vdekjes së Klosit, për shkak të harrësës që Rama, sipas kryeministrit i bëri publicistit.

“E vërteta është se kam patur vlerësim për përkthyesinArdian Klosi, I cili edhe në vitet ’90 kishte shkruar për gjuhën. Ishte një zë i shoqërisë civile me të cilin nuk isha dakord në disa raste, por unë e kam vlerësuar. Por, çfarë bëri Rama? Dëgjoni skenarin tipik të manipulimit: Meqë nuk e ktheu dot në Kosta Trebickë, shkrojti një editorial si hipokrizi totale, asnjë fjalë nga zemra”, tha Berisha.
Ai iu referuar shkrimit “Papafingo e krismës së thatë”, që Rama publikoi ditën e vdekjes së Klosit, kryeministri deklaroi se kryesocialisti edhe këtë rast e përdori politikisht.

“Titulli duhet të ishte : Papafingo e klithmës së braktisjes” dhe kjo e vërtetë nuk mund të fshihet me asnjë makinacion. Pati vetëm një moment sinqeriteti kur dikusha tha: Nuk e ndihmuam. Por, njeriu që e kishte braktisur më shumë ishte Edi Rama që kishte shkruajtur fjalimin e kllogjerës: Ju përgjërohem mos na vrisni”, deklaroi kryeministri duke përmendur fjalimin e mbajtur gjatë varrimit nga gazetarja Rudina Xhunga.

“Rama të lexojë intevristën e Kozarës e pastaj të bëjë pamflete hipokrite. Atë editorial ia lexova, e vetmja që kam lexuar . Kur e bënë disa publicistë s’ka problem, por kur kërkon t’i japësh nuanca politike dhe deklaron të varri me gojën e zëdhënes është turp”, tha Berisha, i cili e cilësoi gazetaren Xhunga si zëdhënëse të kryesocialistit.

“U them miqve të Ramës: Lutjuni të mos shkruajë asnjë fjalë për ju, sepse cdo gjë mbi tokë, kujtdo mund t’i duhet”, përfundoi kryeministri.

PAPUNESIA, BERISHA: RAMA NUMERON FEMIJET E PENSIONISTET SI TE PAPUNE
 Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryeministri Berisha ka komentuar gjatë pretendimet e kundërshtarit të tij politik se në vend numërohen 1 milion të papunë. Berisha risolli në vëmendje deklaratën e ish presidentit Ramiz Alia duke bërë paralelizma mes Alisë dhe kryesocialistit Rama.

“Alia i diktoi botës se në Shqipëri ka 1mln të papunë, 1 mln hajdutë, një mln spiunë. Alia e bëri këtë për t’i poshtëruar në shkallë ekstreme. Këtë e bën Rama tani se ka nostalgji për etërit. Ka një mashtrim të mash, sepse BSH se ka bërë kurrë këtë deklaratë. Banka prodhon statistika monetare dhe nuk merret me papunësinë. Ato nxirren nga anketat, zyrat e punës dhe INSTAT”, tha Berisha sipas të cilit, Rama ngatërron forcën e punës me të papunët.


“Shqipëria ka në total 565 600 pensionistë. I them Ramës se ka 300 mijë fëmijë ( 0 – 6 vjeç), të cilët ai i llogarit të papunë. Në vend ka 650 mijë nxënës e studentë, në fshat janë 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim këto kategori bëjnë 1mln e 500 mijë pensionistë, fëmijë e studentë”, tha kryeministri.

Sipas tij në Shqipëri numërohen me statistika 143 mijë të papunë. Madje ai i sugjeroi Ramës të konsultohet me specialistë të partisë së tij për referimet që u bën statistikave.

“Nuk mund të thuash se ka 1 milion të papunë, pse infermierja paguan 30 herë më shumë taksa sesa paguante. Ai ka mbetur në stadin e ngjyrave dhe nuk kalon dot tek shifrat. Por, pushteti nuk merret kështu”, deklaroi Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë