Vdekja e liderit të opozitës ruse, mediat: U la disa orë në temperatura të akullta! Letra e fundit e Navalny-t 5 ditë para se të vdiste

Vdekja e liderit të opozitës ruse, mediat: U la disa orë në temperatura të akullta! Letra e fundit e Navalny-t 5 ditë para se të vdiste

Alexei Navalny

Lideri opozitës ruse Aleksei Navalni u vra nga një goditje në zemër, pasi u nxorr në temperatura të akullta ku u la për disa orë. Gazeta Corriere della Sera duke iu referuar informacionit të publikuar nga Times, thotë se kjo ishte një teknikë e vjetër e përdorur nga agjentët specialë të ish agjencisë inteligjente KGB. Akuza është ngritur nga themeluesi i grupit për të drejtat e njeriut Vladimr Osechkin.

Zyrtarisht autoritetet ruse kanë deklaruar se 47 vjecari Aleksei Navalni vdiq nga vdekja e sindromës së papritur, pa specifikuar shkakun e vërtetë, ndërsa familjarët nuk janë lejuar të marrin trupin dhe u është thënë se ekspertiza do përfundojë për 2 javë. 

Ndërkaq corriere publikon letrën e fundit të Navalnit nga qelitë e burgut e shkruar të hënën e kaluar, 5 ditë para se të vdiste. Letra i drejtohet mikut të tij Sergey Parkhomenko, një nga zërat më popullorë të radio Moskës në vitet 90, dhe është një dedikim dashurie për letërsinë klasike ruse, e shkruar me entuziazmin e një djaloshi.

"Unë i shkrova Varyas për Sorokin, ju do t'ju shkruaj për Çehovin! Që në ditët e shkollës kemi pasur përshtypjen se tregimet e Çehovit janë gjëra të vogla dhe të thjeshta. Pak qesharake. Nuk gjej të njëjtën errësirë në përshkrimin e dëshpërimit dhe varfërisë sw Dostoevskit’. Kush do ta kishte menduar se shkrimtari më i errët rus ishte Çehovi? Pra padyshim që ke të drejtë. Ju duhet të lexoni klasikët! Ne nuk i njohim ata!"- shkruhej në letrën e fundit të Navalnyt. 

Në muajt e fundit të jetës së tij, Navalny nuk po mendonte për vdekjen. Aq sa i lejohej, ai u shkruante miqve për librat, zgjedhjet amerikane, madje edhe ushqimin, siç dokumentohet nga Neë York Times. Në ankesën e vetme kundër administratës së burgut siberian të Kharp-it, ku mbërriti dhjetorin e kaluar, Navalny kërkoi t’i jepnion disa letra që I ishin dërguar. Për ironi të fatit ankesa e tij u pranua më 16 shkurt, ditën e vdekjes së tij, ndërsa seanca gjyqësore u caktua më 4 mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Nëna e Navalnyt ngre padi në gjykatë, kërkon lirimin e trupit të të birit

1708443920_gr.jpg

Lyudmila Navalnaya

Lyudmila Navalnaya, nëna e politikanit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, ka dorëzuar një padi në një gjykatë ruse duke kërkuar lirimin e trupit të të birit, i cili vdiq në një burg në Arktik.

Një gjykatë në rajonin Jamalo-Nenets në Arktik tha më 21 shkurt se seanca dëgjimore për këtë padi do të mbahet më 4 mars.

Kritiku i Kremlinit vdiq më 16 shkurt, por zyrtarët vazhdimisht kanë refuzuar që trupi i tij i pajetë t’i dorëzohet familjes, duke pretenduar se po kryejnë një “hetim” mbi shkakun e vdekjes. Ata kanë thënë se kjo procedurë mund të zgjasë deri në dy javë.

Nëse autoriteteve do t’iu duhen dy javë të plota për të ekzaminuar trupin e Navalnyt, trupi nuk do t’i dorëzohet familjes deri më 4 mars

Navalnaya ka tentuar që të ketë qasje te trupi i djalit të saj që kur autoritetet e burgjeve njoftuan se ai vdiq. Zyrtarët rusë të burgjeve thanë se 47-vjeçari vdiq pasi humbi ndjenjat pas ecjes.

Gjykata në qytetin Salekard i th agjencisë Tass se seanca dëgjimore për padinë e Navalnayas është caktuar më 4 mars dhe do të mbahet prapa dyerve të mbyllura. Navalny vdiq në qytetin Karp, afër Salekardit.

Më 20 shkurt, Navalnaya publikoi në rrjetet sociale të incizuar jashtë burgut të ashtuquajtur “Ujku Polar”, duke i bërë thirrje për ndihmë presidentit rus, Vladimir Putin.

“Po ju drejtohem juve, Vladimir Putin. Zgjidhja e kësaj çështjeje varet vetëm nga ju. Më lejo që ta shoh djalin tim. Kërkoj që trupi i Alekseit të lirohet menjëherë, në mënyrë që të mund ta varros si njeri”, tha ajo përmes videos.

Një ditë para kësaj, e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, akuzoi Putinin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe akuzoi zyrtarët se janë “frikacakë” duke fshehur trupin e tij dhe duke refuzuar që t’ia dorëzojnë atë nënës së tij.

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në vdekjen e kritikut më të zëshëm të Putinit./ REL

Ora 16:45
Britania e Madhe sanksionon shefat e burgjeve ruse pas vdekjes së Alexei Navalny

1708530457_britaniaemadhe.jpg

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë bosëve të burgjeve ruse, në krye të kolonisë penale ku vdiq Alexei Navalny. Individët e sanksionuar gjithashtu do të ndalohen të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Liderët perëndimorë thonë se faji për vdekjen e Navalnyt qëndron tek autoritetet ruse, duke përfshirë presidentin Putin.

“Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalnyt duhet pa asnjë iluzion – t’i mbajmë përgjegjës”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Cameron.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që vendos sanksione të vijim të vdekjes së Navalnyt, shprehet “Foreign Office”. SHBA gjithashtu ka bërë me dije se do të zbulojë sanksionet kundër Rusisë mbi vdekjen e Navalnyt dhe mbi luftën që në Ukrainë.

Qeveria britanike ka bërë thirrje që trupi i Navalnyt t’i jepet familjarëve menjëherë dhe të bëhet një investigimi i plotë dhe transparent. Apeli i Britanisë është i ngjashëm me thirrjen e nënës së Navalnyt, e cila u filmua të martën jashtë burgut ku ndërroi jetë Navalny, duke thënë se është munduar ta shikonte atë prej 5 ditësh por aq që nuk e dinte se ku ishte. Duke lajmëruar sanksionet, Cameron tha se “ishte e qartë që autoritetet ruse e shikonin Navalnyn si një kërcënim dhe u munduan disa herë që ta bënin të heshtte.

“Askush nuk duhet të dyshojë natyrën shtypëse të sistemit rus”, shtoi ai.

“Prandaj ne sot po sanksionojmë zyrtarët kryesor të burgut, përgjegjës për trajtimin e Navalnyt në koloninë penale ku kaloi momentet e fundit.”

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anglezi: 21/02/2024 16:56

    Cne britaniket qe jane shqetesuar kaq shume per ate navalnyn apo ju vra agjenti tyre i besuar ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës