BULQIZE - Vdekja e minatorit 67-vjeçar në pension, ka çuar në pranga drejtuesin teknik të kompanisë Kevger sh.p.k dhe përgjegjësin e galerisë D të minierës së Bulqizës ku humbi jetën Izet Keta. Policia arrestoi Selim Daçin dhe Ylli Zogun me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës sektori në minierën e Bulqizës ku humbi jetën minatori dhe mbeti i plagosur kolegu i tij Agron Daxha 48 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Sipas policisë, një nga shkaqet e aksidentit ka qenë dëmtimi i një gruri fresibel me të cilin ka qenë duke punuar njëri nga të aksidentuarit, gur i cili gjatë kqyerjes së vendit të ngjarjes u gjet i dëmtuar.
Minatori prej 12 vitesh ne pension, punonte ne te "zeze"
67-vjeçari Izet Keta, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në minierën e Bulqizës, prej 12 vitesh kishte dalë në pension, por për t’i ardhur në krah familjes kishte vendosur të punonte ende si minator.
Kompania “Kevger sh.p.k” duke përfituar se nga eksperienca e tij dhe nga fakti se nuk kishte nevojë për sigurime shoqërore kishte vendosur ta merrte si punonjës të saj. Izet Keta punonte si shef sektori në këtë kompani, ndërsa pranë sigurime shoqërore ne Peshkopi refuzojnë të japin më shumë shpjegime për faktin që minatori punonte “në të zezë”....një fenomen shqetësues ky pasi numri i personave që punojnë në të njëjtat kushte është relativisht i lartë.
67-vjeçari që ndërroi jetë pasditen e së enjtes ishte baba i dy fëmijëve dhe familja e tij jeton në një apartament në Bulqizën e re, ndërsa sot ai u përcoll nga familjarë, miq e të afërm në banesën e fundit.

Rrapush Tola drejtori i Përgjithshëm i Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave në një prononcim për Shqiptarja.com pohoi se inspektorët janë ende ne terren dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. Tola shtoi se po merret në pyetje edhe punonjësi i plagosur për të hedhur dritë më shumë për këtë aksident.
U arrestuan
Selim Daci, 61 vjeç, banues në Bulqizë, me detyre drejtues teknik i subjektit “Kevger” sh.p.k, miniera e kromit Bulqize.
Ylli Zogu, 51 vjeç, Bulqizë, me detyrë teknik i mesëm i subjektit “Kevger” sh.p.k, miniera e kromit Bulqizë.
Janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:
-Nje motor sharrë.
-Një motorseke gur fresibel te demtuar, një kasketë e dëmtuar, si dhe rrobat e punës së të ndjerit Izet Keta te demtuar pjesërisht.
Dokumentacioni si:
Urdhri i punës, libri i instruktimi periodik të punonjësve, fotokopje e noterizuar e lejes minerare subjekti minerar “Kevger” sh.p.k, të datës 22.07.2010.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Minierat po marrin jetë njerëzish Ja viktimat gjatë vitit 2015