Vdekja e presidentit të Sassuolo-s, një ndeshje e Seria A drejt shtyrjes

Vdekja e presidentit të Sassuolo-s, një ndeshje e Seria A drejt shtyrjes

Futbolli Italian të mërkurën është tronditur nga një lajm I hidhur pasi presidenti I klubit të Sassuolos, Giorgo Squinzi, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë që e mundoi për një kohë të gjatë. Si rrdhojë e vdekjes së 76-vjeçarit në Itali po flitet për të paktën shtyerjen e një ndeshje.

Futbollistët e Sassuolo-s janë të tronditur nga lajmi dhe gjasat janë që përballja me Brescia-n këtë javë në kampionat të shtyhet. Edhe konferencat për shtyp të të dy kluebeve janë shtyrë.

Squinzi do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e Sassuolo-s pasi presidenti e mori ekipin në vitin 2003 nga kategoria C2, në prag amatorizmi, ndërsa në 2010 arriti ta ngjiste në Seria A, aty ku deri më tani ka bërë jo pak paraqitje për t’u lavdëruar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim