Shqiptarja që humbi jetën nga zjarri në Gjermani kishte tentuar të vriste veten.
Në këtë pistë çojnë, sipas hetuesve, jo vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular.
Gruaja 28 vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg, besohet t`i ketë vënë vetë zjarrin objektit.
Kështu shkruajnë mediat gjermane duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, njofton ëdr.de, shkruan albinfo. Sipas tyre, një defekt teknik si shkaktar i zjarrit mund të përjashtohet ashtu si dhe ndonjë veprim qëllimshëm i ndonjë personi të tretë.
Shqiptarja me aftësi të kufizuara humbi jetën nga zjarri në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com