Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dhe ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Tomorr Shukullin dhe Valentina Koltakun, dy shoferët që aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin afër kthesës së Kamzës më 25 shkurt. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të parin dhe arrest shtëpie për Valentina Koltrakun, por gjykata caktoi për të dy masën e arrestit shtëpiak.
Tomorr Shukulli deklaroi para togave të zeza se ndaloi dhe i dha disa para, të cilat i ranë në tokë, por drejtuesi thotë se nuk e ka parë. Ndërkohë, Valentina Koltraku ka deklaruar se ka qenë menjëherë pas fuoristradës dhe nuk ka pasur fushëpamje. Të dy kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, që thonë se është aksidentale. Shukulli tha se vetëm u përpoq ta ndihmonte të miturin duke i ofruar disa para, raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi.
Report Tv siguroi imazhet ekskluzive të aksidentit tragjik ku shihet se i mituri fillimisht i kërkon lëomshë Shukullit teksa kishte ndaluar në semafor. Pasi i dha disa monedha, semafori bëhet jeshil dhe Tomorr Shukulli shtyp gazin për tu larguar. Por, për fat të keq përpara makinës së tij ndodhej 7-vjeçari, i cili po mblidhte monedhat që i kishin rënë në tokë dhe fatkeqësisht shoferi nuk arriti që ta shohë.

1. Tomorr Shukulli i jep para të miturit
.jpeg)
2. Të miturit i bien paratë në tokë kur po kalonte rrugën.
Fatale për të miturin ishte shtypja nga automjeti tjetër pas që drejtohej nga Valentina Koltraku, e cila kalon mbi trupin e të miturit. Tomorr Shukulli ka ndaluar automjetin pasi ka dëgjuar ulërimat e qytetarëve që panë me sy të gjithë ngjarjen tragjike.

3. Makina e parë dhe e dytë i kalon sipër.
Ai e ka marrë të voglin dhe e dërgon në Spitalin e Traumës, por nga aty ai u largua pa treguar se ishte ai që e kishte aksidentuar fillimisht. Shukulli dhe Kontraku u arrestuan nga policia pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë.

4. Makina e parë që ndaloi pas përplasjes. Makina e dytë ikën nga vendngjarja.
Komente












