Vdiq në moshën 112-vjeçare japonezi Sakarai Momoi, i certifikuar nga "Guinness" si njeriu më i moshuar në botë.
Agjencia japoneze e lajmeve, Xhixhi Press duke cituar zyrtarët e qytetit Satama tha se Sakarai Momoi vdiq të dielën nga një sëmundje e veshkave në spitalin e Tokios.
Momoi mbushi 112 vjeç në shkurt dhe u certifikua nga Libri i Rekordeve "Guinness" në gusht si mashkulli më i moshuar në botë.
Momoi kishte ushtruar profesionin e mësuesit të kimisë bujqësore dhe drejtorit të gjimnazeve publike.
Pas vdekjes së Momoit tashmë mashkulli më i moshuar në botë që ende jeton është Yasutaro Koide.
Aktualisht, personi më i moshuar në botë është Susannah Mushatt Jones, qytetare amerikane në Nju Jork, e cila dje mbushi 116 vjeçe.












