Aktori Cameron Boyce ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare. Ai u gjet në shtëpinë e tij ku kishte ndërruar jetë në gjumë. Aktori i njohur i filmave për fëmijë dhe adoleshentë e ka nisur karrierën në moshën 7 vjeçare dhe ka qenë pjesë e disa prej prodhimeve më të mira të Disney.
Familja e Boyce ka zbuluar se arsyeja që i riu humbi jetën ishte një sëmundje e rëndë që e kishte prej kohësh. Ai ka kaluar një krizë teksa flinte dhe nuk është zgjuar më.
Komento