Aktori amerikan, Richard Kiel, i njohur veçanërisht për rolin e keqbërësit me "dhëmbë çeliku" në dy filmat e James Bondit, vdiq dje në moshën 74-vjeçare, njoftoi një zëdhënës i spitalit në Kaliforni.

Richard Kiel me përmasave trupore gjigante, me një gjatësi prej 218 centimetra u bë i njohur në Hollywood në vitet 1960 në sajë të rolit të Volterit, ndihmës i mjekut Loveless, në filmin "Misteret e Perëndimit".
Ai u bë i njohur në filmat "The Spy Who Loved Me", (1977), "Moonraker" (1979).

Ai vdiq në qendrën mjekësore Saint-Agnes në Fresno, në qendër të Kalifornisë.