TIRANË - Babai i Franc Konomit i njohur si një nga krerët e bandave më të forta të Tiranës është gjetur i vdekur në banesë në rrethana misterioze dy ditë më parë. Dyshimet e policisë janë se Stefan Konomi 78 vjeç të ketë vdekur nga shkaqe natyrale nga një atak në zemër. Por bashkëshortja e të ndjerit, Kristiana Konomi dyshon se i moshuarit të jetë vrarë për hakmarrje ndaj të shkuarës së djalit të tyre të ekzekutuar, apo për qëllime grabitje.
"E kanë vrarë.. jam e bindur me fakte" , - tregon ajo.
Gazetari: Për çfarë motivi dyshoni?
"Nuk e di, hasmet e Francit qarkullojnë, huliganë ka sa të duash, drogmenë ka, ata që mbarojnë drogën duan lekë".
Stefan Konomi 78 vjeçar jetonte i vetëm në katin e katërt të një pallati në rrugën "Xhemal Tafaj" në kryeqytet pasi gruaja dhe dy fëmijët jetojnë në Athinë.

Kristina Konomi tregon për Shqiptarja.com e bashkëshorti i saj nuk i përgjigjej në telefon që prej të enjtes së 5 nëntorit. Dyshimet e gruas për vrasje u shtuan kur me mbërritjen në banesë në Tiranë e gjeti bashkëshortin të shtrirë në korridor, ndërsa në kokë ishte i çarë, i gjakosur dhe i zhveshur.
"Dëmtuar në kokë e pashë unë se ishte në profil, ishte i shtrirë dhe i kishin hequr edhe rrobat e trupit e kishin lënë nudo, të zhveshur, këmisha ishte atje, ja kishin hequr edhe këmishën e kishin tërhequr zvarrë", thotë ajo.

(Babai i Franc Konomit, Stefan Konomi)
Policia është njoftuar prej gruas së moshuar dhe ka nisur hetimet. Policia ka ngritur dyshimin se burri i moshuar ka vdekur për shkak të atakut në zemër gjatë kohës që ka qenë në tualet.
Franc Konomit, një prej personave të njohur si ndër të fortët e Tiranës u vra në vitin 2010, pranë Ushtarit të Panjohur në rrugën Luigj Gurakuqi. Që prej asaj kohe, policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e vrasjes së Konomit. Ai u akuzua për vrasjen e Gaz Mucës në vitin 1992 në Tiranë, por asnjëherë prokuroria nuk ngriti akuzë.

(Franc Konomi)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com