Një vajzë e re shqiptare 27 vjeçare ka mbetur e vdekur në një spital të Italisë, pas një aksidenti fatal që ndodhi të shtunën në Solarolo.

Eligersa Baha është përplasur nga një makinë Fiat Punto teksa po udhëtonte me biçikletën e saj, ku sipas mediave italiane e reja po kthehej në shtëpi pasi gjatë gjithë natës ishte kujdesur për një grua të moshuar. 

Nga përplasja ajo pësoi dëmtime serioze, pas të cilave edhe pse u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, fatkeqësisht ajo nuk ja doli të mbijetonte.

aksident itali
Eligersa Baha, 27 vjeçarja që humbi jetë si pasojë e përplasjes


Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com