SHBA - Fituesi i garës së ngrënies së insekteve, vdiq pak kohë pasi hëngri dhjetra nga insektet e gjalla si dhe krimba, raportojnë autoritet amerikane të shëndetësisë.
32 vjecari Edward Archbold, u sëmur me pasojë humbjen e jetës, në një dyqan kafshësh ku po mbahej konkursi në qytetin e Deerfield Beach në Florida.
Sipas zyrtarëve, shkaku i vdekjes së 32 vjeçarit do të mësohet pas rezultateve të autopsisë.
Në këtë konkurs morën pjesë rreth 30 persona dhe pas përfundimit të tij asnjëri prej tyre, nuk u ndie keq.
Pronari i dyqanit, Ben Siegel, u shpreh se ndihej vërtetë shumë keq pas asaj që ndodhi. Ai tha se Archbold nuk dukej të ishte i sëmurë përpara garës. Ndërkohë avokati i Siegel deklaroi se të gjithë pjesëmarrësit kishin firmosur dhe kishin marrë përgjegjësitë e tyre përpara se të niste ky konkurs.
Çmimi i madh për fituesin ishte një Piton (gjarpër) dhe Archbold kishte planifikuar t'ia shiste gjarpërin një miku të tij, i cili e kishte çuar në këtë kompeticion.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com